• e enjte, 05 shtator 2024

Policia daneze e arrestoi Greta Tunbergun në një protestë pro-palestineze

Policia daneze e arrestoi Greta Tunbergun në një protestë pro-palestineze

Kopenhagë, 4 shtator 2024 (MIA) - Policia daneze ka arrestuar aktivisten Greta Tunberg gjatë një proteste kundër luftës së Gazës në Kopenhagë, njoftuan agjencitë e huaja, duke cituar zëdhënësin e grupit studentor që organizoi demonstratat.

"Gjashtë persona janë arrestuar në Universitetin në Kopenhagë pasi rreth 20 persona e kanë bllokuar hyrjen në ndërtesë, ndërsa tre kanë hyrë brenda, shto zëdhënësi.

Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e të arrestuarve, por zëdhënësi i organizatës "Studentët kundër pushtimit" deklaroi se Thunberg ishte arrestuar. ls/

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR