• e enjte, 17 tetor 2024

Pogba: Edhe Ibrahimoviqi të më paraqitet, nuk do të shkoj në Milan

Pogba: Edhe Ibrahimoviqi të më paraqitet, nuk do të shkoj në Milan

Paris, 17 tetor 2024 (MIA) - Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka mohuar mundësinë e transferimit të tij në Milan.

"A do t'i bashkohem Milanit? E pamundur. Edhe nëse Ibrahimoviq më paraqitet, ai e di që nuk do ta zhgënjej Juventusin. Nuk e shoh veten në një fanellë tjetër. Jam i fokusuar në kthimin në Juventus", deklaroi Pogba për "Skaj Sport".

Francezi tregoi se si e përjeton situatën me pezullimin e tij për shkelje të rregullave antidoping.

"Kjo ishte një tronditje për mua dhe familjen time. Kjo kishte ndikim në psikikën time. Ishte një kohë vërtetë e vështirë dhe duhej të kishim durim. Ishte e rëndësishme të ruanim besimin dhe qëndrimin pozitiv për t'i thënë vetes se gjërat do të përmirësoheshin. Pasi e di që jam i pafajshëm dhe ky është një dënim shumë i rëndë. Katër vite janë një kohë e gjatë dhe kjo është e padrejtë", shtoi Pogba.

Francezit 31-vjeçar iu reduktua dënimi nga katër vjet në 18 muaj, pasi u miratua ankesa deri në CAS dhe do të jetë në gjendje të kthehet në futbollin profesionist në mars të vitit 2025. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR