Kontrata e Tuhelit me përfaqësuesen e Anglisë do të vlen deri në vitin 2026
- Bëhen të ditura kushtet nga kontrata e Tomas Tuhelit me përfaqësuesen e Anglisë.
Londër, 16 tetor 2024 (MIA) - Bëhen të ditura kushtet nga kontrata e Tomas Tuhelit me përfaqësuesen e Anglisë.
Sipas gazetarit Fabricio Romano, 51-vjeçari gjerman do të nënshkruajë kontratë deri në fund të korrikut 2026. Pritet që Asociacioni anglez i futbollit (FA) ta publikojë emërimin këtë javë.
Puna e fundit e Tuhel ishte në Bajern të Mynihut, të cilin ai e menaxhoi nga marsi 2023 deri në qershor 2024. Nga janari i vitit 2021 deri në shtator 2022, gjermani ishte trajner i Çellsit.
Përfaqësuesja e Anglisë drejtohej nga Garet Sauthgejt deri në korrik 2024. Ai u largua nga ekipi kombëtar pas Euro 2024, ku në finale britanikët humbën nga Spanja (1:2).
Pas largimit të Sauthgejt, Li Karsli u bë trajneri i përkohshëm i Anglisë. ls/
Foto: EPA