Molina: Mbape ka probleme me alkoolin
- Gazetari francez Romen Molina, i njohur për punën e tij investigative, pohon se sulmuesi i Real Madridit dhe i përfaqësueses franceze, Kilian Mbape, ka probleme me alkoolin.
Paris, 16 tetor 2024 (MIA) - Gazetari francez Romen Molina, i njohur për punën e tij investigative, pohon se sulmuesi i Real Madridit dhe i përfaqësueses franceze, Kilian Mbape, ka probleme me alkoolin.
Sipas Molinës, futbollisti 25-vjeçar shpesh del nga shtëpia e tij për të pirë.
Më 11 tetor, Mbape u pa në një klub nate në Stokholm. Më 14 tetor, doli se policia në kryeqytetin suedez kishte hapur një hetim për një ankesë për përdhunim, që dyshohet se kishte ndodhur në hotelin ku Mbape po qëndronte në atë kohë.
Vetë futbollisti ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Më pas, shërbimi për shtyp i Real Madridit e hoqi sulmuesin nga fotoja e fushatës reklamuese të koleksionit “Artist Pack”.
Mbape luan për Real Madridin nga korriku i këtij viti. Në sezonin aktual, francezi shënoi shtatë gola dhe bëri një asistim në 11 ndeshje.
Portali "Transfermarkt" e vlerëson lojtarin në 180 milionë euro. ls/
Foto: EPA