• e martë, 15 tetor 2024

Barcelona shpreson se do të nënshkruajë me Halandin në vitin 2025 apo 2026

Barcelona shpreson se do të nënshkruajë me Halandin në vitin 2025 apo 2026

Barcelonë, 15 tetor 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland mund ta vazhdojë karrierën në Barcelonë, njofton "Sport.es".

Kryetari i klubit katalanas, Zhoan Laporta ka për qëllim të bëjë një transfer të profilit të lartë, para se t'i skadojë mandati. Edhe krahas gjendjes së rëndë financiare të klubit, Laporta pret se mund ta angazhojë norvegjezin 24-vjeçar në vitin 2025 apo 2026.

Në mediumet spanjole janë paraqitur informata se Barcelona ka filluar kontakte me përfaqësuesit e Halandit që në vitin 2021. Krahas kësaj, besohet se Laporta ka zhvilluar marrëdhënie të besueshme me menaxheren aktuale të lojtarit, Rafaela Pimenta.

Haland luan për Mançester Sitin nga korriku i vitit 2022. "TransferMarket" vlerën e lojtarit e vlerëson në 200 milionë euro. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR