• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Omeragiq dhe Pandev biseduan me Milevskin për sfidat e reja para reprezantimit

Omeragiq dhe Pandev biseduan me Milevskin për sfidat e reja para reprezantimit

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq dhe drejtori sportiv i ekipeve përfaqësuese, Goran Pandev kanë zhvilluar takim në “Shtëpinë e Futbollit” me seleksionuesin e përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Në takim, siç njoftoi FFM-ja, ata kanë diskutuar hapur dhe në mënyrë konstruktive për të gjitha aktualitetet dhe temat e rëndësishme që kanë të bëjnë me ekipin më të mirë të Maqedonisë, por edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit që sapo ka filluar mes Goran Pandev si drejtor sportiv i përfaqësueseve dhe seleksionuesit, Milevski. 

"Kemi pasur një bisedë të hapur dhe mbi të gjitha të sinqertë. Presidenti i federatës përsëriti mbështetjen e tij për punën e përfaqësueses së Maqedonisë. Me Goranin ramë dakord që përfaqësuesja të jetë gjithmonë mbi të gjithë ne. Është interes kombëtar dhe do të jetë gjithmonë i pari. Të gjithë duhet të vendosemi në krye të kësaj dhe Maqedonisë. Shpresoj se do të kemi bashkëpunim të mirë në interes të skuadrës, por edhe të të gjithë atyre që e përkrahin përfaqësuesen e Maqedonisë", tha Milevski.

Pandev, i cili të dielën u emërua drejtor sportiv i seleksioneve kombëtare shprehu kënaqësi që haptazi diskutuan se çfarë mund të jetë më mirë në të ardhmen dhe se së bashku do të përpiqemi të ecim përpara drejt fitoreve të reja..

"Së bashku me Omeragiq, ishte e rëndësishme për ne që të bisedonim hapur me trajnerin për të gjitha temat dhe e falënderoj për mirëkuptimin që ne e konsiderojmë të saktë, që është se si një vend i vogël duhet të mbështetemi në të gjitha forcat në dispozicion dhe futbollistët që kanë. Cilësia duhet të ndihmojë me paraqitjet në ekipin përfaqësues. Sigurisht, nëse e meritojnë. Besoj se i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e tilla dhe pres sfida të reja”, shtoi Goran Pandev. mb/

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR