• e enjte, 17 tetor 2024

Mesi ka ulur dallimin në krahasim me Ronaldon për nga shënimi i het-trikave

Mesi ka ulur dallimin në krahasim me Ronaldon për nga shënimi i het-trikave

Buenos Ajres, 16 tetor 2024 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit dhe Argjentinës, Lionel Mesi shënoi tre gola për kombëtaren në ndeshjen e mbrëmshme të xhiros së 10-të në kuadër të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 kundër Bolivisë (6:0).

Argjentinasi (37) ka ulur dallimin në krahasim me sulmuesin e Al-Nasër dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo për nga numri i hat-trikave në karrierë. Mesi tani ka 58, ndërsa Ronaldo 66.

Në 29 raste kur kanë shënuar tre gola në një ndeshje, 39 vjeçari Ronaldo ka shënuar të paktën një gol nga pika e bardhë, ndërsa Mesi ka 12 ndeshje të tilla.

Mesi luan për Inter Majamin në MLS që nga vera e vitit 2023. Më parë ka luajtur për Barcelonën dhe PSZH-në. Gjithsej, gjatë karrierës së tij, ai shënoi 740 gola në nivel klubesh dhe 112 për kombëtaren e Argjentinës. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR