• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Akuza të rënda ndaj shefit të Barcelonës: Ekipi ka borxh pothuajse 2,5 miliardë euro

Akuza të rënda ndaj shefit të Barcelonës: Ekipi ka borxh pothuajse 2,5 miliardë euro

Brcelonë, 15 tetor 2024 (MIA) - Ish-kandidati për kreun e Barcelonës, Viktor Font është i mendimit se Zhoan Laporta gënjen për gjendjen financiare të klubit.

Font publikisht e kritikoi kryesinë aktuale të Barcelonës, duke thënë se ata nuk mund ta udhëheqin klubin dhe se parashtrojnë raporte të rrejshme.

"Laporta është i njejtë si Bartomeu. Nuk mund të gjindet dhe jep raporte të rrejshme. Dukshëm se na mashtrojnë. Në katër vitet e fundit shpenzuam 1,041 miliarëd euro më shumë se sa që fituam. Dukshëm, shpenzimi i tillë është pjesërisht trashëgimi nga Bartomeu në raport me pagat dhe rrethanat e tjera. Të ardhurat tona janë shumë më të ulëta se sa në kohën e Bartomeut. Laporta grumbullon kredi. Kishim borxh prej 1,15 miliardëve, ndërkaq tani është 1,3 miliardë. Nëse merret parasysh "Espai barsa", tashmë kemi borxh 2,484 miliardë. E shkelim ligjin sepse borxhet tona janë mbi dyfish më shumë se buxheti ynë", akuzoi Font. ab/

Fotо: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR