• e mërkurë, 03 korrik 2024

Plan për rritje të Ballkanit Perëndimor: Oferta për ndërtim të ekonomive më të fuqishme dhe përfitime për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët

Plan për rritje të Ballkanit Perëndimor: Oferta për ndërtim të ekonomive më të fuqishme dhe përfitime për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët

Bruksel, 8 nëntor 2023 (MIA) - Si përgjigje të sfidave të padukshme me të cilat përballet Ballkani Perëndimor, ndërkaq të cialt dalin nga nevoja për jetësim të ekonomive pas pandemisë me Kovid-19 dhe ndikimit aktual të agresionit rus ndaj Ukrainës, Komisioni evropian propozim që BE-ja t'u japë ofertë inkurajuese vendeve të rajonit në formë të Planit për rritje që do të sigurojë mundësi për përforcim të konvergjencës së tyre socio-ekonomike, afrim të tyre drejt tregut të vetëm të BE-së në shumë sfera, si dhe mbështetje të konsiderueshme shtesë financiare.

Kjo ceket në Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor të Komisionit evropian, në të cilin pati qasje korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Oferta ka për qëllim të sjellë disa nga përfitimet ekonomike në periudhën parainkuadruese për të ndërtuar ekonomi më të fuqishme, më rezistente dhe të sigurojë përfitime të përditshme ekonomike për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët. Kjo, ndërkaq, do të ketë përfitime për tërë integrimin në BE të vendeve mirë të përgatitura dhe ekonomikisht të sigurta të cilat i zbatojnë rregullat dhe standardet e BE-së tashmë para inkuadrimit të tyre", ceket në Plan.

Sipas KE-së, për ta shfrytëzuar potencialin e këtij Plani për rritje, partnerët nga Ballkani Perëndimor do të duhet të ndërmarrin përpjekje vendimtare për të përparuar edhe në agjendën e brendshme reformuese dhe në prëforcimin e integrimit ekonomik në rajon.

"Autoritetet e tyre kanë përgjegjësi të komunikojnë në mënyrë efektive për Planin për rritje dhe zbatimin e tij. Së bashku, Ballkan i Peërndimor dhe BE-ja duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta përshpejtuar përparimin e rrugës inkuadruese", ceket në dokument. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR