• e diel, 21 korrik 2024

Pjesëtarët e MPB-së së Serbisë përfunduan misionin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve në pyje

Pjesëtarët e MPB-së së Serbisë përfunduan misionin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve në pyje

Beograd, 21 korrik 2024 (MIA) - Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Njësisë së Helikopterëve dhe Departamentit të Situatave Emergjente përfunduan misionin ndërkombëtar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve në pyje dhe sot janë kthyer në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Pjesëtarët e MPB-së në pesë ditë pune me helikopterin Kamov Ka-32, i specializuar për shuarjen e zjarreve në hapësirë ​​të hapur, hodhën gjithsej 182 tonë ujë dhe me sukses e shuan zjarrin në afërsi të fshatit Rosoman. Zjarri është nën kontroll në afërsi të Radovishit, dhe së bashku me ekipe të tjera vendore dhe ndërkombëtare kanë operuar edhe në lokacione afër Novosellës, në malin Ograzhden dhe në vendin e Pipirevës", njoftoi MPB-ja e Serbisë.

Në shenjë mirënjohjeje, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Stojançe Angelov, u dhuroi mirënjohje përfaqësuesve të MPB-së për ndihmën e dhënë në shuarjen e zjarrit.

Ndihma për Maqedoninë e Veriut është dërguar në bazë të kërkesës së Qeverisë së Maqedonisë për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarrit në pyll. sa/

Foto: MPB e Serbisë

QËNDRONI TË LIDHUR