• e premte, 27 shtator 2024

Pesë të vdekur, dhjetëra të lënduar nga zjarret pyjore në Turqinë juglindore

Pesë të vdekur,  dhjetëra të lënduar nga zjarret  pyjore në Turqinë juglindore

 Stamboll, 21 qershor 2024 (MIA) - Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi zjarret në pyje kanë përfshirë disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, deklaroi sot ministri turk i Shëndetësisë.

"Pesë persona humbën jetën, ndërsa 44 janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë", kur një zjarr përfshiu dy zona pranë qytetit juglindor të Mardinit, ka shkruar ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha në Iks, ish-Tuiter.

 

QËNDRONI TË LIDHUR