Huthët jemenas kryen sulm ajror mbi qytetet izraelite Tel Aviv dhe Ashkelon
- Huthët jemenas me raketa balistike dhe dronë kanë kryer një sulm ajror në qytetet izraelite Tel Aviv dhe Ashkelon në shenjë mbështetje për Gazën dhe Libanin.

Tel Aviv, 27 shtator 2024 (MIA) - Huthët jemenas me raketa balistike dhe dronë kanë kryer një sulm ajror në qytetet izraelite Tel Aviv dhe Ashkelon në shenjë mbështetje për Gazën dhe Libanin.
Zëdhënësi i huthëve, Jahja Sarea tha se operacionet e tyre nuk do të ndalen derisa të përfundojë ofensiva e Izraelit.
"Do të kryejmë më shumë operacione ushtarake kundër armikut të Izraelit", thekson Sarea. rq/
Foto: arkivi i MIA-s