• e hënë, 23 dhjetor 2024

Italia dhe Gjermania: Përpjekje të përbashkëta për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Italia dhe Gjermania: Përpjekje të përbashkëta për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Berlin, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Italisë Serxho Matarella sot deklaroi se paqja nuk do të thotë dorëzim, duke folur për përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Këtë deklaratë Matarella e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kolegun e tij gjerman Frank-Valter Shtajnmaer në Berlin, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Dëshira jonë është që t'i japim fund veprimeve të paarsyeshme ruse në Ukrainë, por paqja nuk do të thotë nënshtrim, as injorim i parimeve të ruajtjes së dinjitetit të çdo shteti dhe së drejtës ndërkombëtare", potencoi Matarella.

Shtajnmaer paralajmëroi se së bashku me Matarellën të dielën do të marrin pjesë në komemoracion në Marcaboto në nder të viktimave të vrasjes masive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR