Llukashenko kërcënohet me përdorimin e armës bërthamore
- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, deklaroi se Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse sulmohet nga NATO, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS.
- Post By Besnik Shuki
- 16:54, 27 shtator, 2024
Minsk, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, deklaroi se Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse sulmohet nga NATO, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS.
"Sulmi ndaj Bjellorusisë është hyrje në Luftën e tretë botërore", deklaroi Llukashenko, duke shtuar se kufijtë e shtetit janë linja e kuqe dhe "çdo shkelje do të ketë përgjigje momentale".
Sipas Llukashenkos, presidenti rus Vlladimir Putin e ka konfirmuar pohimet e tij me ndryshimet e fundit të doktrinës bërthamore ruse. bsh/
Foto: Arkiv