• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Galant: Do të vazhdojmë me goditjet e fuqishme kundër Hezbollahut

Galant: Do të vazhdojmë me goditjet e fuqishme kundër Hezbollahut

Tel Aviv, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Joav Galant paralajmëroi se armata izraelite do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban.

"Kemi sulmuar fuqishëm Hezbollahun vitin e kaluar, veçanërisht në javët e fundit dhe do të vazhdojmë ta intensifikojmë këtë përpjekje", deklaroi Galant gjatë një vizite në qytetin verior të Izraelit, Safed.

Sulmet ajrore izraelite u intensifikuan të hënën, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse në Liban në dy dekada e fundit me më shumë se 500 të vrarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR