Rusia proteston kundër hyrjes së një gazetari italian në rajonin e Kurskut
- Rusia sot ka shprehur protestë për shkak të hyrjes së një gazetari tjetër italian në rajonin e Kurskut së bashku me forcat ukrainase, transmeton ANSA.
Moskë, 27 shtator 2024 (MIA) - Rusia sot ka shprehur protestë për shkak të hyrjes së një gazetari tjetër italian në rajonin e Kurskut së bashku me forcat ukrainase, transmeton ANSA.
Reagimi i Moskës i referohet gazetarit Davide Marja de Luka i cili punon për disa media, duke përfshirë gazetën "Domani".
Më herët, këtë muaj ambasadori rus në Itali është thirrur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për shkak të publikimit se gazetarja Stefania Batistini është vendosur në listën e personave të kërkuar në Rusi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s