Makron dhe Abas kanë bërë thirrje për armëpushim urgjent dhe dërgesë të ndihmës në Rripin e Gazës
- Presidenti palestinez Mahmud Abas dhe presidenti francez Emanuel Makron sot kanë biseduar rreth situatës në Rripin e Gazës dhe kanë theksuar se është i domsodoshëm armëpushimi dhe vazhdimi i dërgesave të ndihmës humanitare për enklavën palestineze.
- Post By Melahat Baftija
- 17:08, 14 prill, 2025

Ramallah, 14 prill 2025 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas dhe presidenti francez Emanuel Makron sot kanë biseduar rreth situatës në Rripin e Gazës dhe kanë theksuar se është i domsodoshëm armëpushimi dhe vazhdimi i dërgesave të ndihmës humanitare për enklavën palestineze.
Dy liderët i kanë dënuar propozimet për shpërngulje të popullatës palestineze nga Gaza dhe kanë përsëritur se është e domosdoshme të promovohet zgjidhja e bazuar në dy shtete - Palestinë dhe Izrael dhe në legjitimitetin ndërkombëtar.
Makron dhe Abas kanë biseduar edhe për ndërmarrjen e përgjegjësisë së plotë nga ana e Administratës palestineze në Rripin e Gazës, si dhe për planin arab për rindërtimin dhe rikonstruksionin e enklavës.
Abas e ka falënderuar Francën për organizimin e konferencës së ardhshme paqesore, së bashku me Mbretërinë e Arabisë Saudite, duke e theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Palestinës dhe mbështetjen e aspiratave të vendit për anëtarësim të plotëfuqishëm në Kombet e Bashkuara. mb/
Foto: EPA