OPEK-u e uli parashikimin e rritjes së kërkesës për naftë për këtë vit
- Kërkesa globale për naftë do të rritet pak më ngadalë se sa pritej këtë vit dhe vitin e ardhshëm si rezultat i tarifave të reja amerikane, njoftoi sot Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:39, 14 prill, 2025

Vjenë, 14 prill 2025 (MIA) - Kërkesa globale për naftë do të rritet pak më ngadalë se sa pritej këtë vit dhe vitin e ardhshëm si rezultat i tarifave të reja amerikane, njoftoi sot Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).
Sipas parashikimit aktual, kërkesa ditore për naftë bruto do të rritet me 1.3 milionë fuçi - një masë standarde e industrisë prej 159 litra secila - në 105.05 milionë fuçi në vitin 2025, thuhet në raportin mujor të tregut të kartelit të publikuar në Vjenë.
OPEK-u kishte pritur më parë një rritje prej 1.4 milionë fuçi. Parashikimi i rritjes për vitin 2026 gjithashtu u ul nga 1.4 milion në 1.3 milion fuçi.
Ekonomia globale po ndikohet nga pasiguria e shtuar mes konfliktit në rritje të tarifave, thuhet në raport.
Sipas kësaj, analistët e OPEK-ut presin që ekonomia globale të rritet me tre për qind këtë vit dhe 3.1 për qind vitin e ardhshëm.
Foto: EPA