Nuk ka përparim në rivendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, pretendojnë burimet egjiptiane dhe palestineze
- Raundi i fundit i bisedimeve në Kajro për vendosjen e armëpushimit në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite ka përfunduar pa përparim, njoftuan sot burimet palestineze dhe egjiptiane.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:13, 14 prill, 2025

Kajro, 14 prill 2025 (MIA) - Raundi i fundit i bisedimeve në Kajro për vendosjen e armëpushimit në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite ka përfunduar pa përparim, njoftuan sot burimet palestineze dhe egjiptiane.
Burimet thanë se Hamasi mbetet në qëndrimin se çdo marrëveshje duhet të çojë deri në fundin e luftës në Gazë, ndërsa autoritetet izraelite theksojnë se nuk do ta ndërpresin luftën në enklavën palestineze derisa Hamasi të zhduket.
Grupi militant hodhi poshtë çdo propozim për të lënë armët, por burimet megjithatë thanë se delegacioni i Hamasit, e udhëhequr nga shefi i grupit në Gazë, Halil Al-Haja, treguan fleksibilitet rreth asaj se sa pengje mund të lirojë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli nëse vazhdohet armëpushimi.
Burimet egjiptiane deklaruan se propozimi i fundit për vazhdimin e armëpushimit do t'i mundësojë Hamasit të lirojë më shumë pengje.
Hamasi kërkoi më shumë kohë të përgjigjet në propozimin e fundit, deklaruan burimet egjiptiane. "Hamasi nuk ka problem me këtë, por dëshiron garanci se Izraeli do të bie dakord të fillojë negociatat për fazën e dytë të një marrëveshjeje armëpushimi që do të çojë në përfundimin e luftës", deklaroi burimi egjiptian.
Udhëheqësit e dy vendeve arabe që udhëheqin përpjekjet për të ndërmjetësuar për armëpushim, presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi dhe emiri i Katarit, sheiku Ramin bin Hamad Al-Tani janë takuar të dielën në Doha. Burimi egjiptian tha se Al Sisi ka bërë thirrje në garanci plotësuese ndërkombëtare për marrëveshje për armëpushim, krahas atyre që i sigurojnë Egjipti dhe Katari. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s