• e diel, 11 janar 2026

Fidan: Tërë bota i vëzhgon negociatat në Stamboll

Fidan: Tërë bota i vëzhgon negociatat në Stamboll

Ankara 2 qershor, 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë Hakan Fidan i ka hapur negociatat e sotme mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, duke cekur se "tërë bota e vëzhgon takimin.

"Besojmë se takimi i sotëm do të sjellë rezultate konkrete dhe do të na afrojnë drejt paqes", tha Fidan.

Ai shtoi se në takimin do të bisedohet edhe për këmbim të të burgosurve të luftës.

"Do të bisedojmë edhe për përgatitjet për takimin e liderëve të dy vendeve", tha Fidan, duke shtuar se takimiet e shpeshta dhe përmbajtësore do të sjellin dobi për dy vendet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR