• e diel, 22 dhjetor 2024

Pensionistët e Tetovës kanë bllokuar hyrjen për në qytet, kërkojnë pensione më të larta

Pensionistët e Tetovës kanë bllokuar hyrjen për në qytet, kërkojnë pensione më të larta

 Tetovë, 12 tetor 2023 (MIA) - Pensionistët e Tetovës kanë bllokuar hyrjen e qytetit për të shprehur publikisht revoltën dhe kërkesat e tyre për pensione më të larta. Ata prej orës 9 në mëngjesin e sotëm janë mbledhur në udhëkryqin e bulevardit "Marshall Tito" dhe "Vidoe Smilevski Bato" dhe kanë bllokuar komunikacionin  për më shumë se gjysëm ore.

 Ata mbanin edhe pankarta në të cilat ishin shkruar kërkesat për pension minimal prej 20.000 denarëve dhe rritje lineare prej 5.000 denarë.

Qeveria po na le pas dore. Nuk i rrit pensionet tona, ndërsa për 78% të tyre ka para. Tani paralajmërojnë edhe nga 400 euro shtesë t'i rrisin pagat. Kanë provizione, apanazhe, karburant pa para. Ndërsa neve pensionistëve po na nënçmojnë, deri kur kështu me 12 mijë denarë pension. As për ilaçe, nuk ka për ushqim. Vjen dimri nuk ka ngrohje, energjinë duhet ta paguajmë", tha një pensionit.

 "Pagujmë shtatë mijë denarë për ilaçe, ndërsa marr 16.300 denarë pension, a duhet  të paguajë rrymën, a duhet  të blejë ushqim, veshje, as dru për ngrohje s'kam. Nuk jemi të kënaqur nga rritja e 5.3% i deri tanishëm. Shtrejtimi është i madhë, nuk mundemi të blejmë  as ushqim, theksoi një pensioniste.

Duhet të dalë e gjithë Maqedonia, ndërsa ne jemi shtet dhe jo vetëm ata në qeveri. A ka ndonjë shtet pa popull. Edhe në duhet të luftojmë për këtë shtet. Po luftojmë për pension minimalë, për atë dhe fëmijët largohen jashtë shtetit. A punonë jashtë shtetit ndonjë fëmijë i njerëzve në Qeveri? , ka pyetur një pensionist.

 

Paguj shtatë mijë denarë për ilaçe, ndërsa marr 16.300 denarë pension, a duhet  të paguaj rrymën, a duhet  të blej ushqim, veshje, as dru për ngrohje nuk kam. Nuk jemi të kënaqur nga rritja e deritaniishme 5.3%. Shtrejtimi është i madh, nuk mund të blehet ushqim, theksoi një pensioniste.

Duhet të dalë e gjithë Maqedonia, ndërsa ne jemi shtet dhe jo vetëm ata në pushtet. A ka ndonjë shtet pa popull. Edhe në duhet të luftojmë për këtë shtet. Po luftojmë për pension minimal, për atë dhe fëmijët largohen jashtë shtetit. A punon jashtë shtetit ndonjë fëmijë nga njerëzit në pushtet, ka pyetur një pensionist nga Tetova.

 

Pensionistët paralajmëruan se  të martën më datën 17 tetor do të zhvillojnë sërish një protestë publike dhe do të bllokojnë të njejtin vend. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR