• e hënë, 09 shkurt 2026

ASH-Sela: Ministri i drejtësisë të jep dorëheqje, provimi i jurispodencës të mbahet në gjuhën shqipe

ASH-Sela: Ministri i drejtësisë të jep dorëheqje, provimi i jurispodencës të mbahet në gjuhën shqipe

Shkup, 8 shkurt 2026

Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t'i mohojnë ose manipulojnë. 

📌 Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend. 

📌 Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror.

Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se nuk mjafton vetëm një deklaratë e kryeministrit për të mbyllur këto tema, por nevojiten edhe veprime konkrete në të mirë të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit. 

⛔Fillimisht nga institucionet dhe skena politike duhet të largohen individë si ministri aktual i drejtësisë dhe gjithë të tjerët të cilët kanë mbajtur haptas qëndrime kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. 

✅Më pas të fillojë urgjentisht procedurë për ndryshimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjujëve dhe Amendamentin V të Kushtetutës. 

Nëse nuk ndodh kjo, deklarata e sotme e kreut të Qeverisë mund të vlerësohet vetëm si një tentim aktrimi për tu dukur politikan i moderuar dhe i mirë ndaj shqiptarëve, në një kohë që Qeveria dhe institucionet veprojnë të kundërtën.

Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela

QËNDRONI TË LIDHUR