Mickoski: Do t’i rrisim pagat minimale sipas zgjidhjes ligjore
- Qëndrimi ynë për pagën minimale është i qartë - po, do ta rrisim pagën minimale në përputhje me zgjidhjen ligjore, ndërsa nëse punëdhënësit dhe punëtorët arrijnë marrëveshje midis tyre, ne do ta mbështesim dhe do ta mirëpresim atë. Por atëherë do të duhet ta nivelizojmë këtë marrëveshje, të cilën e kemi tani edhe me këto dy degë, sepse atëherë në llogaritje, në metodologji, përshtatja e pagës minimale do të jetë shumë e madhe, e rritur me një përqindje të caktuar dhe ne nuk i kemi ato para në Buxhet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas marrëveshjes së arritur me AOGJSH dhe Sindikatës së administratës shtetërore dhe gjyqësorit (SASHGj), sipas së cilës, rreth 11,000 administratorë do të marrin rritje page prej gati 40 për qind deri në vitin 2028.
- Post By Fami Bajrami
- 16:34, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) - Qëndrimi ynë për pagën minimale është i qartë - po, do ta rrisim pagën minimale në përputhje me zgjidhjen ligjore, ndërsa nëse punëdhënësit dhe punëtorët arrijnë marrëveshje midis tyre, ne do ta mbështesim dhe do ta mirëpresim atë. Por atëherë do të duhet ta nivelizojmë këtë marrëveshje, të cilën e kemi tani edhe me këto dy degë, sepse atëherë në llogaritje, në metodologji, përshtatja e pagës minimale do të jetë shumë e madhe, e rritur me një përqindje të caktuar dhe ne nuk i kemi ato para në Buxhet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas marrëveshjes së arritur me AOGJSH dhe Sindikatës së administratës shtetërore dhe gjyqësorit (SASHGj), sipas së cilës, rreth 11,000 administratorë do të marrin rritje page prej gati 40 për qind deri në vitin 2028.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski përsëriti se për Qeverinë është i papranueshëm propozimi që shteti të financojë kontributet e punëdhënësve për një periudhë të caktuar në mënyrë që ata të mund të rrisin pagën minimale.
"Nuk do të lejojmë një mënyrë të tillë për të prishur tregun e punës. Ne kemi dhënë 250 milionë euro kredi të subvencionuara për bizneset, me një normë interesi prej 1.95 për qind, nuk po rrisim taksat, nuk po rrisim moshën e daljes në pension. Kjo qeveri ka bërë shumë për biznesin dhe ekonominë, plus Programin e mbështetjes së investimeve - këtu ne paguajmë shuma të mëdha parash çdo vit. Si qeveri, ne kemi mbështetur mjaftueshëm krijimin e vendeve të reja të punës. Përmes Ministrisë së Ekonomisë, kemi përsëri një Program vetëpunësimi dhe rreth 45-50 milionë euro shpenzohen këtu çdo vit. Kur të analizohet e gjithë kjo, do të shihni se ne po financojmë shumë më tepër dhe po mbështesim biznesin shumë më tepër", ka thënë Mickoski.
Lidhur me pagat e funksionarëve, kryeministri theksoi se koeficientet do të korrigjohen në përputhje me ligjin, deri në fund të shkurtit.
Foto: printskrin