• e hënë, 09 shkurt 2026

DPHM: Nesër mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu, në vendet më të larta me borë

DPHM: Nesër mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu, në vendet më të larta me borë

Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) - Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ku në pjesët jugperëndimore pritet të kalojnë 15 litra për metër katror. Në viset më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër pritet edhe mjegull në lugina të caktuara. Do të fryjë erëra mesatare, herë pas here e përforcuar, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Reshje të reja, sipas DPHM-së, do të ketë gjatë javës së ardhshme, kur do të ketë ftohje me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa nga zonat më të larta edhe borë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR