• e premte, 03 maj 2024

Pendarovski për MIA-n: Sondazhet reale tregojnë se shumica e qytetarëve janë të kënaqur me kabinetin presidencial në pesë vitet e fundit

Pendarovski për MIA-n: Sondazhet reale tregojnë se shumica e qytetarëve janë të kënaqur me kabinetin presidencial në pesë vitet e fundit

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Stevo Pendarovski, kreu aktual i shtetit, i cili kandidon edhe për një mandat pesëvjeçar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në një intervistë për MIA-n thotë se pas tij ka një mandat të pastër dhe beson se shumica e qytetarëve e dinë këtë. Ai merr pjesë në zgjedhje, siç thekson, jo vetëm për të qenë pjesë e garës, por për të fituar dhe sqaron se këtë po e bën në bazë të reagimeve që ka marrë nga qytetarët dhe jo “në bazë të sondazheve, të cilat i përmend Z. Mickoski”. Ai thotë se anketat reale tregojnë se shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë të kënaqur me atë që ka ndodhur në zyrën presidenciale në pesë vitet e fundit.

Zhvillimet e fundit në lidhje me akuzat e partisë përkrahëse të LSDM-së, se VMRO-DPMNE-ja porosit dhe vendos anketa të rrejshme për rejtingun e partive dhe politikanëve, manipulon qytetarët dhe keqpërdor mediat, të cilave VMRO-DPMNE-ja iu përgjigj duke ngritur padi, Pendarovski I komenton si shenjat e para të nervozizmit tek kreu i partisë kryesore opozitare.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e VMRO-DPMNE-së se bëhet fjalë për falsifikimin e një dokumenti, pas të cilit qëndrojnë Kovaçevski dhe Pendarovski, së bashku me strategun mediatik izraelit Asaf Eisin, Pendarovski thotë se nuk e di se për çfarë dokumenti bëhet fjalë, as nuk ka marrë pjesë në një gjë të tillë, e as nuk i shkon mendja ta bëjë këtë dhe për izraelitin thotë se e ka parë një herë në jetë dhe se nuk ka marrëveshje me të. 

 

“E di që ka dalë, por nuk e di se sa autentik është ai dokument. Nuk e di. Pra, as nuk kam qenë pjesë e një gjëje të tillë dhe as nuk e mendoj ta bëj. Çfarë di unë për sondazhet, dhe këto janë sondazhe që partia kryesore opozitare nuk ka guxim t'i tregojë publikut se sondazhet janë krejtësisht të kundërta me pozicionin, situatën dhe shifrat që i shpallin opinionit maqedonas. Pra, pozicioni i tyre si parti për zgjedhjet parlamentare, si dhe pozicioni i kandidatit të tyre për president, nuk është aspak i ndritshëm. Dhe kjo është ndoshta arsyeja e këtyre konstruksioneve të pabesueshme, të cilat unë mendoj se një person i arsyeshëm në mendjen e tij të shëndoshë nuk do të ishte në gjendje t'i bënte ose do të donte t'i bënte. Pra, izraelitin, atë ekspertin që përmendin, e kam parë një herë në jetë si pjesë e firmave të shumta të ekspertëve të PR, që punojnë në atë fushë, që ofrojnë shërbimet e tyre. Ishte dhe u largua, nuk e di se me kë ka pasur marrëveshje më parë. Nuk e di se me kë do të ketë marrëveshje që sot e tutje. Por, nuk ka marrëveshje me mua, këtë e thashë qartë dhe me zë të lartë. Gjatë gjithë mandatit tim nuk do të jepen para nga buxheti i presidentit për sondazhe, për propagandë, për të paguar asnjë ekspert. Pra nuk kam firmosur asnjehere asgjë me ate njeri, as kam ndermend të firmos ndonjë dokument, as t'i jap para në rrugë joligjore. Unë thjesht nuk e bëj këtë. Por, nuk jam i sigurt se partia kryesore opozitare, sidomos në zgjedhjet e vitit 2020, nuk e ka bërë këtë me të njëjtin person”, theksoi Pendarovski.

 

Ai beson se dallimet mes dy të parëve që do të hyjnë në raundin e dytë do të jenë të vogla, ndërsa sa i përket pyetjes se nga kush i pret votat nëse hyn në raundin e dytë, thekson se nuk beson në të ashtuquajturën, transmetim I fjalëve.

“Nuk kam besuar kurrë tek kjo gjë. Pra, edhe nëse keni qëllimin më të mirë të më jepni votat tuaja nga raundi i parë ose anasjelltas, nuk besoj se mund ta bëni këtë sepse me 33-34 vjet si shtet i pavarur, mendoj se qytetarët maqedonas janë pjekur, prandaj mendoj se 99 per qind e tyre, po t'u drejtoheshe keshtu do te mendonin se po i ofendoni. Ata e dinë shumë mirë për kë do të votonin ose thjesht do të abstenonin”, tha Pendarovski. 

Sa i përket asaj se si do t'i bindë qytetarët se është zgjedhja e duhur, ai thekson se profili i tij politik njihet prej shumë vitesh dhe beson se rrallë kush në historinë e politikës maqedonase ka qenë plotësisht transparent në atë që ka bërë. 

“Nuk kalon ditë që qytetarët në zyrën time apo unë të mos shkoj diku jashtë zyrës për të folur me njerëzit para kamerave, sigurisht. Unë me të vërtetë nuk mendoj se ka nevojë për të bindur më tej dikë të them - por ju nuk më njihni, më lejoni t'ju them edhe një gjë. Unë mendoj se kam thënë vërtet gjithçka. Këtë e kam thënë në pesë vitet e fundit, këtë e kam thënë edhe në disa tubime me qytetarët dje, pardje, kam bërë 80 mijë kilometra nëpër Maqedoni. Pra, unë nuk jam mbyllur në kabinet. Përkundrazi, kam shkuar të shoh qytetarët ku punojnë, krijojnë, ku jetojnë dhe ata që janë në kushte të mjerueshme sociale dhe ata që kanë më shumë, të rinj e të vjetër, të çdo moshe. Vërtet nuk e ndjej nevojën për të bindur më tej askënd, sepse ju i keni të gjitha faktet para jush për të qenë pro apo kundërt, ose për të qenë pasiv, kjo është e drejta juaj demokratike”, thotë Pendarovski. 

Lidhur me funksionin presidencial dhe sipas përvojës së tij pesëvjeçare dhe nëse mendon se nevojiten ndryshime, Pendarovski është i mendimit se roli i presidentit sipas Kushtetutës është i mirë dhe i balancuar në raport me institucionet e tjera të rëndësishme vitale, veçanërisht në raport me qeverinë. 

 

“Së pari, është e padiskutueshme që presidenti në kuptimin politik, është më i dobët për sa i përket kompetencave dhe për nga fuqia reale politike në raport me qeverinë, është e padiskutueshme që kryeministri është një figurë politike më e fortë pavarësisht të emrit të tij, pavarësisht nga emri i presidentit. Megjithatë, ka në disa sektorë jetikë, për shembull politika e jashtme, mbrojtja dhe siguria ka një mbivendosje të kompetencave dhe ju si president nëse dini ta bëni këtë, lejon që zëri juaj të dëgjohet edhe në produktin përfundimtar, qoftë ky ligj apo vendim kadrovik, pra keni edhe një pjesëmarrje të caktuar më të ulët apo më të lartë. Pra, nuk është e vërtetë se presidenti është vetëm ai që e miraton atë që propozon qeveria në raport me ambasadorët dhe në lidhje me disa pozita të tjera në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thotë Pendarovski.

Lidhur me kërkesat e partive shqiptare që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend, Pendarovski thotë se nuk pajtohet me atë qëndrim dhe se presidenti me kompetencat e tij aktuale, që burojnë nga zgjedhja e drejtpërdrejtë nga qytetarët, ka shumë më tepër force apo mbështetje morale. 

Lidhur me atë se zgjedhjet presidenciale shihen shpesh si një zgjatim i partisë që e mbështet, përgjigjet se është iluzion nëse mendohet se edhe në demokracitë më të mëdha në botë, fitojnë vetëm kandidatët thjesht të pavarur nga parti politike të etabluara dhe tradicionale. Ai thekson se duhet mbështetje nga një prej partive të mëdha, por edhe nga sektori civil, individë, nga njerëz që nuk janë të lidhur me asnjë parti politike. 

“Pra, nuk mendoj se duhet t'i shfuqizojmë tani partitë apo t'i lëmë mënjanë sepse po flasim për një president që duhet të jetë president i të gjithë qytetarëve. Dhe nëse do të jetë kjo varet nga personi. Se sa i pavarur do të jesh në raport me atë se kush të zgjodhi dhe votoi për ty. Unë insistoj në këtë, më në fund e kam treguar me akte shumë specifike – kam kthyer disa ligje, kam vënë veton ndaj ligjeve që janë votuar nga shumica parlamentare që më ka mbështetur dhe tani më mbështet pas pesë vitesh. Kështu që nuk mendoj se është një handikap. Unë mendoj se duhet vetëm një pozicion i mirë i presidentit, një koncept dhe vizion i qartë se çfarë është e mirë për qytetarët, jo vetëm për partitë dhe këtë të drejtë dhe privilegj ua jep minimum vetoja pezulluese”, konsideron Pendarovski. 

Por, ai nuk e përdori të drejtën e vetos në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat shkaktuan reagime në opinion dhe sollën vjetërsimin e një numri të madh çështjesh, shumica e të cilave u hapën nga ish-PSP-ja. Disa këto ndryshime i kanë quajtur amnisti të heshtur. Por pse nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos në këtë rast, Pendarovski thotë se informacionet që kanë pasur nga Kuvendi kanë qenë se sigurisht ka pasur pëlqim në heshtje të opozitës dhe se opozita ka bërë kuorum. Ai shton se edhe qeveria edhe opozita janë pajtuar që një gjë e tillë të miratohet. 

Në vërejtjen se këto ndryshime kanë bërë të mundur që shumë lëndë të vjetrohen, duke humbur shpresat në luftën kundër korrupsionit, Pendarovski thotë se teza e tij kryesore ishte që lëndët vjetrohen sepse gjyqtarët i mbajnë në sirtar dhe nuk duan t’i gjykojnë ato. 

 

“Teza ime kryesore ishte që çështjet vjetrohen sepse gjyqtarët i mbajnë në sirtar dhe nuk duan t'i gjykojnë. I dhashë disa shembuj në publik. Pra, ju keni një rast të vjetëruar, mendoj se është një rast i vjetër për publikun “Maxhar Telekom”. Ai u gjykua për dymbëdhjetë vjet e gjysmë dh, nuk kishim as aktgjykim të shkallës së parë. Kishim lëndë nga të ashtuquajturat e kohës të PSP-së, të cilët u gjykuan pas shtatë apo tetë vitesh, nuk patën një vendim përfundimtar. Dhe tani nëse mendoni se duhet t'u japim edhe shtatë apo 77 vjet këtyre gjykatësve për të përfunduar çështjen, të gjithë e kemi gabim. Presioni ishte le t'u themi se ky është afati juaj dhe ai që e fsheh ose nuk dëshiron të veprojë do të thotë se ose është i korruptuar ose është nën presion të ashpër nga pushteti qendror, ekonomik ose politik dhe se duhet të sanksionojë. Këta gjyqtarë nuk mund të jenë më gjyqtarë. Ky ishte qëllimi, ideja, ky ishte arsyetimi. Nuk ka asnjë subjekt që është i vjetëruar e të mos jetë minimum që nga viti 2015 apo 2016. Në shtator 2015 është formuar PSP-ja, që atëherë fillojnë të gjitha këto çështje të mëdha të njohura për publikun dhe imagjinoni 2023, ja ku vjen 2024, tetë vjet, nëntë vjet, dhe askush nuk është dënuar për asgjë, askush nuk është në burg, edhe këta që janë, është parodi, praktikisht nuk është burg”, thotë Pendarovski.

Lidhur me propozimin e tij për vettingun e gjyqtarëve, prokurorëve por edhe të gjithë politikanëve nga vitet 90 e deri më sot dhe sa i realizueshëm është apo është thjesht retorikë parazgjedhore, ai thotë se ka juristë që ofrojnë modalitete, duhet të bëhen ndryshime ligjore, por thekson se vettingu nuk do të thotë që automatikisht politikani të shkojë në burg, por të mos merret me politikë. Si mundësi ai përmendi edhe Ligjin për masat kufizuese, lidhur me listën e zezë të SHBA-së, i cili nuk ka marrë mbështetje nga Kuvendi. 

Për integrimet evropiane, ndryshimet kushtetuese të pazbatuara, mazhorancën e pasiguruar prej dy të tretash, qëndrimet tashmë të njohura të partive politike, Pendarovski thotë se kjo detyrë mbetet e Kuvendit të ardhshëm dhe qeverisë së ardhshme, sepse ato ndryshime kushtetuese duhet të miratohen përfundimisht atje. 

“Ju e dini që edhe qëndrimi im dihet për këtë çështje, se para dy vitesh opozita aktuale nuk kishte asnjë interes ta bënte këtë ekskluzivisht nga pikëpamja e interesave partiake. E ngritën në maksimum retorikën nacionaliste për atë çështje, filluan të trembin popullin me propozime, diktate bullgare, vetëm si bullgarë do të hyjmë në BE gjoja, këto janë budallallëqe klasike. Megjithatë, ata morën disa pikë për këtë, rritën vlerësimin e tyre disi të përgjumur dhe po qëndrojnë si të verbër, siç thonë ata deri në ditën e fundit deri në atë tezë. Nëse nesër do të jenë në pushtet, do të duhet t'u shpjegojnë qytetarëve pse dy vjet më parë organizuan protesta, bënë propagandë të paparë politike dhe një retorikë të ashpër nacionaliste me të cilën e trembën popullin maqedonas, para së gjithash, se nuk do të ishin më maqedonas me këtë propozim të supozuar francez nën një diktat të supozuar bullgar”, theksoi Pendarovski. 

Për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare, akuzat e fundit indirekte nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare se po përhap gjuhën e urrejtjes dhe se si nëse merr një mandat të dytë do të përpiqet të ngrohë marrëdhëniet, duke pasur parasysh retorikën aktuale, ai thotë se për të kërcyer një tango duhet dy vetë. 

 

“Realisht. E dini si thonë se duhen dy vetë për të kërcyer tango. Në tre vitet e fundit, Bullgaria bëri një gabim strategjik, fillimisht ndaj popullit maqedonas, e më pas ndaj gjithë vendit tonë. Pra, thjesht nuk mund të presësh që me retorikën e shekullit të 19-të të krijosh hapësirë për marrëdhënie më të mira dypalëshe. Sjellja e tyre ishte joevropiane, jodemokratike. Nëse vazhdojnë, tani e shoh që tashmë po caktojnë zgjedhje të reja, nuk e dimë se kush do të jetë i radhës në ato zgjedhje. Nëse vazhdojnë me të njëjtën retorikë, të njëjtën politikë ndaj nesh, nuk mund të prisni që ne të themi mirë, do të pranojmë gjithçka që kërkoni, sepse 99 për qind e kërkesave bullgare janë të mjegullta, 99 për qind e kërkesave të tyre janë nacionalizëm i pastër”, thotë Pendarovski.

Ai thekson se strategjia dihet dhe i referohet asaj që ne mund të ofrojmë, por theksoi se do t'i referohet të tashmes, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe historia duhet të mbetet në librat e historisë.

 

„Ne ofruam zgjidhje objektive në të gjitha ato bisedime dhe negociata me Brukselin, sepse me bullgarët u kuptua shumë herët se nuk mund të arrish marrëveshje me ta në kushte të drejtpërdrejta dypalëshe. E shihni se si funksionoi komisioni historik ose më mirë nuk funksionoi, atje u përpoqën nga pozicioni i pushtetit të diktojnë narrativat e tyre historike që ishte e papranueshme, nuk ka pasur asnjë përparim në dy vitet e fundit. Qëndrimi ynë është i qartë. Ne do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë të diskutojmë me argumente dhe të flasim për parimet evropiane e jo për shekullin e 19-të. Pra, ne mund të diskutojmë vetëm nga aspekti i lirive dhe të drejtave të njeriut përkundrejt pakicës së vogël bullgare që jeton këtu dhe nga aspekti i nivelit të përgjithshëm të demokracisë në Maqedoni. Kështu bëhesh apo nuk bëhesh anëtar i Bashkimit Europian, e jo nëse në vitin nëntëqind e një apo tetëqind e një dikush tha këtë apo atë. Këto janë gjëra që duhet të mbeten në tekstet e historisë”, thekson Pendarovski. 

Sipas njohurive të tij dhe duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Angela Ageler se do të monitorojnë nga afër zgjedhjet dhe ndërhyrjet e mundshme të huaja, ai thekson se për momentin nuk ka të dhëna të tilla. Ai thotë se ka disa përpjekje më të vogla nga subjektet, të cilat, nga ana tjetër, janë të lidhura me, siç thotë ai, aktorë dashakeq të lidhur me Rusinë. 

  

“Megjithatë, më duhet t'ju them se deri tani ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona është në një nivel shumë më të ulët se sa ishte për shembull për zgjedhjet e mia të para në vitin 2019, ose për referendumin e vitit 2018, sepse Rusia nuk kishte asapk interes që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Deri më tani, supozimi im është se ata janë zhytur plotësisht me të gjitha burimet që kanë në atë sferë me pushtimin që bënë në Ukrainë. Tani ata po përpiqen të kundërshtojnë narrativën perëndimore për luftën e tyre të paligjshme në Ukrainë. Ata nuk janë shumë të përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit”, thekson Pendarovski. Kandidati për president dhe presidenti i tanishëm i shtetit, Stevo Pendarovski, shton se këto përpjekje mund të intensifikohen me afrimin e rrethit të parë e veçanërisht të dytë zgjedhor

Ana Cvetkova

Foto: MIA

Video dhe montazhi: Andrej Brankoviq dhe Vladimir Rabasoviq

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR