• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallëzim penal për keqpërdorim gjatë procedurës për ftesë publike dhe punë të pakujdesshme në shërbim

Kallëzim penal për keqpërdorim gjatë procedurës për ftesë publike dhe punë të pakujdesshme në shërbim

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Departamenti i Policisë Kriminalistike, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Manastir, ka ndërmarr veprimet parahetimore dhe në koordinim me SPB Manastir ka parashtruar kallëzim penal kundër B.K. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim gjatë procedurës për ftesë publike, dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal dhe kundër V.A. nga Manastiri për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar për veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim” sipas neni 353 c i Kodit Penal. 

Siç kumtoi MPB-ja, i denoncuari i pare B.K., në cilësinë e menaxherit të personit juridik nga Manastiri, më datë 19.12.2019 me mosrealizimin e detyrimeve nga kontrata e lidhur për prokurimin publik të mallrave për projektimin, prokurimin dhe instalimin paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike me NP “Markets” Manastir i kanë shkaktuar dëm kompanisë.

"Ai ka dhënë garanci për panelet fotovoltaike të instaluara brenda një periudhe 25 vjeçare, megjithëse ka ditur dhe ka qenë në dijeni se brenda afatit të caktuar prej një viti nga themelimi i shoqërisë nuk ka hyrë në kontributin themelues të shoqërisë së tij në përputhje me nenin 186 paragrafi 5 i Ligjit për shoqëritë tregtare për shkak të të cilit sipas nenit 552-b të të njëjtit ligj është fshirë nga Regjistri Qendror. Poashtu edhe B.K. e ka ditur se nuk mund të garantonte për punët e kryera, kështu që ka vepruar në kundërshtim me deklaratën e dhënë për seriozitetin e ofertës", theksohet në kumtesë.

 I denoncuari i dytë V.A., në cilësinë e drejtorit të NP "Pazari" Manastir, duke mos mbikëqyrur ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij, nuk ka kryer mbikëqyrjen që i është kërkuar të kryejë mbi bartësin e blerjes, nëse ai është subjekt aktiv ose jo, me çka nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e kontratës së lidhur për prokurimin publik dhe nuk e ka zgjidhur atë. Gjithashtu, V.A. ka vepruar në kundërshtim me nenin 101 paragrafi 7 të Ligjit për Prokurim Publik dhe nuk ka publikuar referencë negative për sistemin elektronik të prokurimit publik të Byrosë së Prokurimit Publik.

"Në atë mënyrë, V.A. i ka mundësuar të paditurit të parë të përfitojë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme si të drejtën për të mos u përjashtuar nga procedurat e ardhshme të prokurimit publik për një periudhë gjashtëmujore nga data e publikimit të mundshëm të referencës negative, dhe në të njëjtën kohë ka miratuar dhe bërë pagesën për të pandehurin e parë, gjegjësisht personit të tij juridik në vlerë të përgjithshme prej 1.298 000 denarë, me çka ka dëmtuar buxhetin e NP "Pazari" Manastir", qëndron në kumtesë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR