• e hënë, 20 maj 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Shkup, 3 maj 2024 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se nesër për shkak të mbajtjes së manifestimit me rastin e përvjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në kishën “Shën Spasi” në Shkup, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në rast të nevojës do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht rruga “Samuillova” do të mbyllet për qarkullim në drejtim nga rruga “Ilo Vojvoda” deri te udhëkryqi me rrugën "Prohor Pçinski".

MPB, poashtu i informon qytetarët e qytetit të Shkupit se nesër Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Madje nesër në harkun kohor nga ora 18 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare “Ringjallja e Krishtit Pashkët”, në qendrën e qytetit  sipas nevojës për trafik do të mbyllen: 1. blv. “Aradhat Partizane” nga udhëkryqi me rr. “Franklin Ruzvelt” deri te udhëkryqi me blv. “VMRO”. 2. blv. “Shën Klimenti i Ohrit” nga udhëkryqi me blv. “Ilindeni” deri te udhëkyqi me rr. “Dimitrie Çupovski”. 3 Automjetet e transportit publik të qytetit të cilët kalojnë përmes urës “Goce Dellçev”, sipas nevojës do të ndyrshohet traseja e qarkullimit, dhe do të qarkullojnë përmes blv. “Ilindeni” dhe përmes rrugë “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në blv. “Aradhat Partizane”, kurse autobusët të cilët kalojnë përmes Qendrës do të qarkullojnë nëpër rr. “Mitropoliti Teodosij Golloganov”, pas së cilës përmes rr. “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në blv. “Aradhat Partizane”.

Në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku. Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga “Maqedonska vojska” para kishës “Shën Pjetri dhe Pali” në shtrirjen nga udhëkryqi me bulevardin “Aradhat Partizane” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”.

Në komunën e Aerodromit nëse ka nevojë do të mbyllet për qarkullim edhe rruga lokale për në fshatin Lisiçe. Gjithashtu, nëse është e nevojshme, do të mbyllen për qarkullim edhe rrugët e tjera që gravitojnë rreth objekteve fetare. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon te qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, thonë nga MPB.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR