• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkollat e mesme të Tetovës me Ditë të hapur, kryetari premton kushte më të mira me Qeverinë e re

Shkollat e mesme të Tetovës me Ditë të hapur, kryetari premton kushte më të mira me Qeverinë e re

Tetovë, 20 maj 2024 (MIA) - Në sheshin në Tetovë sot u mbajt aktiviteti "Ditë e hapur", organizuar nga shkollat e mesme të Tetovës. Qëllimi i shkollave ishte që gjysmëmaturantët të kenë mundësi të njihen me programet arsimore që ofrojnë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se ky lloj aktiviteteti ka rol të rëndësishëm që nxënësit të mësojmë më mirë për profesionet dhe programet e caktuara.

"Janë disa programe, sidomos shkolla e mesme e tekstilit, të cilat janë shumë tërheqëse dhe interesante për nxënësit, por për shkak të emrit, shkolla e tekstilit, disa nuk duan të mësojnë atje. Kjo është një qasje e re në mënyrë që nxënësit të mund të marrin informacione të dorës së parë se ku të vazhdojnë arsimin e tyre. Në disa shkolla siç është e tekstilit, mjekësisë madje edhe gjimnazi ka programe, disa profesione shumë tërheqëse, shumë të rëndësishme dhe kjo do të jetë një nga mundësitë e nxënësve për të marrë një vendim që do të jetë në interes të ndërtimit të karrierës së tyre dhe krijimit të kushteve më të mira jetese për ta dhe familjet e tyre", tha Bilall Kasami.

Kryetari i Tetovës konsideron se me formimin e qeverisë së do të ketë mundësi më të mëdha për përmirësimin e kushteve në shkolla.

Në kuadër të shkollave nevojiten kushte për zhvillimin e këtyre programeve në fushën e laboratorëve, në fushën e kushteve teknike, kushteve hapësinore. Me Qeverinë e kaluar, komuna nuk ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm që t'i përmirësojmë këto kushte. Shpresojmë se me Qeverinë e ardhshme bashkëpunimi ynë do të jetë më i mirë dhe do të investojmë në objekte të reja shkollore, laboratorë të rinj, kushte të reja dhe që nxënësit të transferojnë njohuritë e tyre në praktikë dhe të krijojmë qytetarë që do të kontribuojnë në shoqëri dhe t'i mbajmë ata në vend të mos na ikin jashtë", deklaroi Bilall Kasami. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR