• e shtunë, 27 korrik 2024

Loson në takim te Siljanovska Davkova, dërgoi porosi për thellimin e eurointegrimit dhe marrëdhënieve dypalëshe

Loson në takim te Siljanovska Davkova, dërgoi porosi për thellimin e eurointegrimit dhe marrëdhënieve dypalëshe

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Metju Loson.

Në takim, siç informoi Kabineti i presidentes, ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet gjithpërfshirëse dypalëshe mes të dyja vendeve. Siljanovska Davkova theksoi se shteti ynë i jep në veçanti rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke e përfshirë aleancën në NATO.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi gatishmërinë e saj për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha sferat me interes të përbashkët. 

"Si shtet në veçanti e çmojmë mbështetjen britanike në përmbushjen e qëllimit strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e cila vazhdoi edhe pas Bregzitit", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit.

Ambasadori Loson presidentes Siljanovska Davkova i dërgoi urim nga Mbreti Çarllsi i Tretë me rastin e marrjes së funksionit të saj, në të cilin dërgon urime më të sinqerta për zgjedhjen e saj.

"Kam besim se do të investoni të gjithë kapacitetin Tuaj gjatë mandatit Tuaj si president për t'u përballur me sfidat e mëdha të kohës sonë, duke filluar nga ballafaqimi me ndryshimet klimatike e deri te thellimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Jam shumë i kënaqur që dy vendet tona kanë krijuar marrëdhënie të forta tregtare dhe të sigurisë. Ndaj, shpresoj që gjatë mandatit tuaj si president marrëdhëniet, të cilat tashmë janë kaq të afërta, të thellohen edhe më shumë", thuhet në urimin e mbretit Çarllsi i Tretë. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR