• e shtunë, 06 korrik 2024

Ministri Toshkovski në vizitë të sistemit për video mbikqyrje të rrugëve “Qyteti i sigurt”

Ministri Toshkovski në vizitë të sistemit për video mbikqyrje të rrugëve “Qyteti i sigurt”

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune në Njësitin për Çështje Operativo-Teknike pranë Byrosë për Siguri Publike në kompetencë të të cilit është sistemi për video mbikqyrje të rrugëve i njohur si ”Qyteti i sigurt”.

Në kuadër të vizitës ministri u informua për punën e këtij njësiti organizativ, për aktivitetet aktuale dhe për problemet nga fushëveprimi i punës së tyre.

“Në këtë kontekst u theksua se për momentin është instaluar një sistem i tillë vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, mungon mbulimi në shumë udhëkryqe të rëndësishme dhe një pjesë e madhe e kamerave dhe pajisjeve që përdoren në këtë sistem teknikisht janë të vjetëruara, kurse një pjesë e tyre janë edhe me defekt. Gjithashtu u informova për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, i cili përfshin zëvendësimin e kamerave ekzistuese me të reja dhe zgjerimin e sistemit me kamera të reja në pika të pambuluara më parë. Në fakt, sistemi i regjistrimit automatik të kundërvajtjeve në komunikacion është në fazë testimi, për zbatimin e plotë të të cilit është e nevojshme të bëhen ndryshime përkatëse ligjore”, tha ministri Toshkovski.

Në të ardhmen është e nevojshme të investohet në vazhdimësi në këtë pjesë, të zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe të alokohet staf shtesë në mënyrë që ky njësit organizativ të punojë pa probleme 24 orë në ditë, sepse ka rëndësi të madhe në sigurimin e një situate të favorshme të sigurisë. ls/

Foto: MPB

 



QËNDRONI TË LIDHUR