• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ademi: Është i domosdoshëm respektimi i shumicës së Badinterit në mënyrë që të kemi institucione funksionale dhe demokraci në vepër

Ademi: Është i domosdoshëm respektimi i shumicës së Badinterit në mënyrë që të kemi institucione funksionale dhe demokraci në vepër

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Nënkryetari dhe deputet i BDI-së dhe koalicionit "Frontio evropian", Arbër Ademi pas debatit të sotëm "Badinteri thelbi i barazisë" theksoi se është i domosdoshëm respektimi konsekuent i shumicës së Badinterit në mënyrë që, siç tha, të kemi funksionim të institucioneve dhe demokracisë në vepër.

"Qëllimi për instalim të këtij mekanizmi dhe instrumenti saktë me Marrëveshjen kornizë të Ohrit ishte që të mos ketë majorizim, mbitheksim të shumocës ndaj bashkësive joshumicë. Ky  debat është edhe një ngjarje që e organizojmë në kuptim zë ngritjes së vetëdijes publike rreth tërë këtyre narrativeve të dëmshme të cilat përdoren nga opozita. Badinteri nuk mund të shkatërrohet. Megjithatë, çka do të thotë Badinteri? Badinteri në mëbyrë implicite konstaton se përfaqësimi i vullnetit të bashkësisë joshumicë nuk mund të abashkalohet. Do të thotë, mund të keni qeveri me 61 deputetë, por në të njejtën kohë të keni Badinter në mënyrë që më pas të mos ankohemi se institucionet nuk funksionojnë dhe nuk shkojnë përpara proceset reformuese", tha Ademi.

Ai theksoi se mënyra e votimit të qeverisë së re është paraparë me Kushtetutën  dhe në mënyrë konsekuente do të zbatohen dispozitat kushtetuese.

"Mënyra e votimit të Qeverisë është paraparë në Kushtetutë. Kështu që, do të ketë zbatim konsekuent të dipozitave të Kustetutës. Ne, si opsion politik jemi të interesuar të vazhdojmë me aktivitetet tona në bindjen e qytetarëve e jemi opsioni i vërtetë për shndërrimin e vullnetit të tre në politka konkrete për të nesërme më të mirë për të gjithë", tha Ademi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve si do të veprojnë nëse VMRO-DPMNE nuk koalicionon me partinë fituese shqiptare, Admei theksoi se për atë çështje fare nuk janë të shqetësuar.

"Fare nuk jemi të shqetësuar për këto çështje. Edhe njëherë do të potencoj, për ne si opsion politk në fokus është partneriteti i pashkëputshëm me qytetarët. Fitorja e Frontit evripian do të jetë akoma më e madhe më 8 maj, sepse sshqiptarët dinë t'i dënojnë të gjithë ata të cilët për shkak të pushtetit ulen në prehrin e huaj. Për ne është shumë me rëndësi se kë do ta ,bështesin qytetarët. Prandaj, pëpriqemi dhe japim gjithçka nga vetja të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të luftojmë për kauzën e qytetarëve, dhe jo për kauzën e cilës do parti politike maqedonase", tha Ademi. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR