• e premte, 05 dhjetor 2025

Pekini kërkon nga SHBA-ja t'i ndërpresin kontaktet zyrtare me Tajvanin

Pekini kërkon nga SHBA-ja t'i ndërpresin kontaktet zyrtare me Tajvanin

Pekin, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Kina e kundërshton fuqishëm çfarëdo lloj forme të komunikimit zyrtar mes SHBA-së dhe rajonit kinez të Tajvanit dhe i bën thirrje Uashingtonit që menjëherë t'i ndërpresë kontaktet e tilla dhe të mos dërgojë sinjale të gabuara drejt forcave që angazhohen për pavarësinë e Tajvanit, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhian.

Mediumet amerikane kumtuan se presidenti amerikan, Donald Tramp ka nënshkruar ligj me të cilin obligohet Departamenti i Shtetit rregullisht t'i shqyrtojë marrëdhëniet me Tajvanin dhe të shqyrtojë mënyra për thellimin e tyre.

Duke reaguar ndaj kësaj, zëdhënësi i Ministrisë kineze, Lin Xhian tha se qëndrimi i Kinës është i qartë dhe i pandryshuar dhe se çështja e tajvanit nuk është vetëm "thelbi i interesave kyçe të Kinës" dhe paraqet "linjën e parë të kuqe" që nuk guxon të kalohet në marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit, sipas agjencisë Ksinhua.

Zëdhënësi i ministrisë kineze theksoi se parimi i një Kine është bazë politike e marrëdhënieve bilaterale dhe se SHBA-ja në deklaratë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve diplomatike qartë theksoi se "SHBA-ja e njeh Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeveri të vetme legjitime të Kinës", përderisa në ato suaza do të mbajnë vetëm kontakte kulturore, tregtare dhe të tjera jozyrtare me Tajvanin.

Kina i bëri thirrje SHBA-së rreptësisht t'i përmbahet parimit të një Kine dhe tre komunikatave të përbashkëta kinezo-amerikane dhe të veprojjnë me kujdes të madh rreth çështjes së Tajvanit, t'i suspendojnë kontaktet zyrtare dhe të ndalojnë së dërguari sinjale të gabuara drejt forcave që angazhohen për pavarësi të Tajvanit, tha Lin. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR