Pasdite do të hapet autostrada Athinë - Selanik
- Autostrada Athinë - Selanik do të hapet në dy drejtimet, oir vetëm për automjetet deri në 3,5 tonë, ndërsa trafiku do të zhvillohet në një korsi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 15 shtator 2023 (MIA) - Autostrada Athinë - Selanik do të hapet në dy drejtimet, oir vetëm për automjetet deri në 3,5 tonë, ndërsa trafiku do të zhvillohet në një korsi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga kompania që menaxhon me autostradën komunikuan se sot në orën 17 sipas orës lokale do të lëshohet në qarkullim pjesa rreth Larisës që ka qenë e mbyllur për shkak të daljes nga shtrati të lumit Pinios.
Qarkullimi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt në dy akset, por vetëm në korsinë e majtë.
Për automjetet e rënda, për të cilat tani ka ndalesë, do të dalin në mënyrë plotësuese me komunikatë, pasi që do të përfundojnë me verifikimet e nevojshme.
Qarkullimi në autostradën Athinë-Shkup, në pjesën rreth Larisës, ka qenë i ndërprerë nga e shtuna. mb/
Foto: MIA