Anketë e Rojters/Ipsos: Mbështetja për politikën ekonomike të Trampit është në rënie
- Vetëm 37 për qind e amerikanëve e miratojnë politikën ekonomike të presidentit Donald Tramp, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm është 42 për qind, tregojnë rezultatet nga anketa e fundit e Rojters/Ipsos.

Uashington, 24 janar 2025 (MIA) - Vetëm 37 për qind e amerikanëve e miratojnë politikën ekonomike të presidentit Donald Tramp, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm është 42 për qind, tregojnë rezultatet nga anketa e fundit e Rojters/Ipsos.
Sipas sondazhit, kjo është mbështetja më e ulët që Tramp ka pasur që nga fillimi i mandatit të tij. Analistët pajtohen se arsyeja janë politikat e tij tarifore, të cilat kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në bursat dhe ekonominë globale.
Në të njëjtën kohë, Tramp shënon rezultate të dobëta edhe në fusha të tjera: vetëm 31 për qind e mbështesin atë në përballjen me shpenzimet për jetesë, kurse 86 përq ind e të anketuarve shprehën shqetësimin për rritjen e çmimeve. E ulët është edhe mbështetja për politikat e tij për mjedisin jetësor, drejtësinë dhe tregtinë – duke lëvizur rreth 33-35 përqind.
Pavarësisht kësaj, Tramp ka ende një bazë solide dhe një pjesë e madhe e amerikanëve ende i japin atij një shans për të pasur sukses me politikat e tij. Vlerësimi i përgjithshëm është 42 për qind, ose më i lartë se ai i paraardhësit të tij Xho Bajden gjatë pjesës më të madhe të mandatit të tij. Rreth 81 përqind e republikanëve e miratojnë mënyrën se si Tramp po e udhëheq ekonominë.
Anketa është kryer në mes 4306 të rriturve nga 16 deri më 21 prill, me një marzh gabimi prej ±2 për qind. ls/