• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp pas sulmit vdekjeprurës rus në Kiev: Rusia dhe Ukraina duan paqe

Tramp pas sulmit vdekjeprurës rus në Kiev: Rusia dhe Ukraina duan paqe

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se beson se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron seriozisht një marrëveshje paqeje, pavarësisht asaj që mbrëmë Rusia e kreu sulmin më të rëndë në Kiev në nëntë muajt e fundit.  Në sulmet sipas të dhënave zyrtare nga shërbimet e urgjencës ukrainase, të paktën 12 persona u vranë, ndërsa 90 u plagosën. Shërbimet e shpëtimit paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

"Ne besojmë fuqimisht se të dyja palët duan paqe, por duhet të ulen në tryezën e bisedimeve. Ne kemi pritur një kohë të gjatë dhe mendoj se do të arrijmë paqe", tha Tramp para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një drekë pune me kryeministrin norvegjez Jonas Gar Store, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Si-En-En.

Më herët sot, Tramp në platforëm Truth Social i bëri thirrje Putinit të ndalojë bombardimin e Ukrainës. "Nuk jam i lumtur për sulmet ruse në Kiev. Ato janë të panevojshme dhe vijnë në një kohë shumë të keqe. Vladimir, NDALU! në një postim tjetër shtoi "Vladimir, NDALU! Në javë vdesin nga 5.000 ushtarë. Ta përfundojmë marrëveshjen paqësore!

I pyetur nëse Putin do ta dëgjonte thirrjen e tij për të ndaluar sulmet, Tramp u përgjigj shkurt: “Po”. Ai shtoi se ka afatin e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë, por nuk e specifikoi atë. "Unë kam afatin tim," tha Tramp jashtë Shtëpisë së Bardhë përpara se të takohej me Storen. Gjatë fushatës ai premtoi se do t'i jepte fund luftës në ditën e parë të mandatit të tij, por kjo është hera e parë që ka lënë të kuptohet që ka afat të tij.

Tramp pranoi se ka "urrejtje të madhe" midis dy palëve, por theksoi: "Unë mendoj se të dyja palët duan paqe, unë vërtet besoj këtë." I pyetur nëse do të shqyrtojë sanksione të reja kundër Rusisë nëse sulmet vazhdojnë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR