Papa për MIA-n: Reformat në gjyqësor nuk janë zgjidhje të shpejta, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se rezultatet nuk janë menjëherë të dukshme
- - Reformat gjyqësore nuk janë zgjidhje të shpejta. Duhet të komunikohet me qytetarët se nëse e zbatojnë atë reformë do të duhet pak kohë për të parë rezultatet. Rezultatet e reformave nuk janë menjëherë të dukshme. Opinioni duhet të informohet sinqerisht se çfarë do të ndodhë, sa kohë do të zgjasë dhe çfarë rezultatesh priten. Nëse vendosni të zbatoni veting në gjyqësor, përgatituni për mungesë të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, siç ishte rasti me Shqipërinë, shprehet në intervistën për MIA-n ekspertja ndërkombëtare për drejtësi dhe antikorrupsion Helena Papa.
- Post By Fitore Curri
- 10:19, 9 shkurt, 2025
![Papa për MIA-n: Reformat në gjyqësor nuk janë zgjidhje të shpejta, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se rezultatet nuk janë menjëherë të dukshme](https://mia.mk/images/20250209101915_big_730x400_66.webp )
Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) - Reformat gjyqësore nuk janë zgjidhje të shpejta. Duhet të komunikohet me qytetarët se nëse e zbatojnë atë reformë do të duhet pak kohë për të parë rezultatet. Rezultatet e reformave nuk janë menjëherë të dukshme. Opinioni duhet të informohet sinqerisht se çfarë do të ndodhë, sa kohë do të zgjasë dhe çfarë rezultatesh priten. Nëse vendosni të zbatoni veting në gjyqësor, përgatituni për mungesë të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, siç ishte rasti me Shqipërinë, shprehet në intervistën për MIA-n ekspertja ndërkombëtare për drejtësi dhe antikorrupsion Helena Papa.
Nga aspekti i integrimit evropian, Papa thekson se ekziston një momentum gjeopolitik që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë sepse, siç bën të ditur, mund të ketë njëfarë vullneti midis anëtarëve të BE-së.
"Të mos harrojmë se procesi është kompleks dhe se vendet anëtare kanë nevojë për konsensus për atë se cili shtet do të hyjë në BE", bën të ditur ekspertja për MIA-n.
Helena Papa ishte një nga panelistët në sesionin e Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut për reformat në drejtësi, që mbajt këtë javë. Papa është njohëse e mirë i sistemit të drejtësisë në rajon, dhe ka marrë pjesë në reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Nga viti 2024 ajo mori mandatin e saj të dytë si eksperte e pavarur e të drejtave të njeriut dhe anëtare e Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës dhe veprimit ose dënimit jonjerëzor ose poshtërues (CPT).
Lidhur me vetingun si reformë në gjyqësorin në Shqipëri, shprehet se ajo reforma nuk ka synuar vetëm kontrollin e gjykatësve, prokurorëve dhe përfaqësuesve juridikë, por edhe ndryshimin e arkitekturës së institucioneve të pavarura gjyqësore.
"Atje vendosëm Këshill të Lartë Gjyqësor me kompetenca më të gjera dhe pavarësi më të madhe. Përbërja e Këshillit të Lartë Gjyqësor u ndryshua, ndërsa ministri i Drejtësisë dhe Kreu i Shtetit u përjashtuan nga përbërja e tij, për ta bërë këtë organ më pak të ndikuar nga politika. Në Shqipëri u krijua organ i ri – Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili nuk ekzistonte më parë. Gjithashtu, u formua edhe një institucion tjetër i pavarur – Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili ka për detyrë të ushtrojë hetime për kundërvajtje disiplinore. Të gjitha këto masa, së bashku me vetingun, por edhe me rritjen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, pas reformave në drejtësi dhe pas vetingut, gjaktësit që kishin pagat e tyre të dyfishuara ose trefishuar në krahasim me më parë, u morën për të krijuar sistem drejtësie që është më i pavarur, ka burime përkatëse njerëzore dhe financiare dhe bëhet më efikas", tha Papa për MIA-n.
Ajo sqaron se shtatë vjet pas zbatimit të kësaj reforme në Shqipëri janë shkarkuar 269 gjykatës dhe prokurorë, 163 kanë braktisur sistemin për shkaqe të tjera – pension, dorëheqje... Në të njëjtën kohë, 373 gjykatës dhe prokurorë kaluan vetingun.
Shprehet se pritshmëritë ishin se nga 15 deri në 20 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve publikë të braktisin sistemin, por numrat u dyfishuan.
"Nëse marrim parasysh numrin e gjykatësve që janë shkarkuar në nivelin e parë të vetingut, kjo do të ishte rreth 40 për qind e gjykatësve. Nëse këtij numri i shtojmë edhe ata që u larguan nga sistemi për arsye të tjera, arrijmë në 50 deri në 55 për qind, me vetëm 40 deri në 45 për qind të gjykatësve dhe prokurorëve të mbetur në detyrë. Ju mund të shihni se çfarë ndikimi kishte vetingu në burimet njerëzore të sistemit, ishte aq i rëndësishëm sa u desh që Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Magjistrantëve të vendosnin masa shtesë për të pasur gjykatës dhe prokurorë të rinj në sistemin", shprehet ajo.
Në një rast të tillë, shton Papa, ka nevojë për masa lehtësuese siç është për shembull një hartë gjyqësore ku gjykatës të caktuar ose prokurori të caktuara do të shkriheshin dhe do të ishin gati për gjeneratë të re kandidatësh në sistemin.
Papa thekson se është e njoftuar me ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2023, dhe për shqetësimeve që lidhen me dënimet e zvogëluara për vepra të caktuara penale.
- Efekti i këtyre ndryshimeve dhe shqetësimeve është se në momentin kur zvogëloni dënimet, kur zvogëloni periudhën e vjetërsisë që lidhet drejtpërdrejt me hetimin e prokurorisë, kjo do të thotë se prokuroria ka më pak kohë për të hetuar korrupsionin ose krimin që lidhet me krimin financiar dhe ekonomik. Ne e dimë se është e vështirë të hetohen këto krime, se duhet kohë, staf i specializuar dhe zvogëlimi i kohës që ata kanë kërcënon cilësinë e punës së prokurorive dhe hetuesve", bëri të ditur Papa.
Sipas saj, vendi ka kornizë strategjik dhe të mirë juridike dhe ekzistojnë institucionet kryesore për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, ka ligje të mira në përgjithësi, por sfida është në zbatimin e tyre.
"Ajo që shohim në Maqedoninë e Veriut, dhe deri diku në rajon, është se kemi ligje shumë të mira, por sfida qëndron në zbatimin e tyre. Zbatimi është sfidë ndoshta për shkak të mungesës së stafit, ndoshta ligji nuk mbështetet ose kuptohet plotësisht, ose ndoshta ka mungesë vullneti. Unë mendoj se fokusi duhet të jetë në zbatimin e ligjit, nuk jam në favor të ndryshimeve të shpeshta në ligj, sepse ndryshimet e shpeshta në ligj çojnë në gjëra që prekin sigurinë juridike. Duhet të zbatojmë ligjin, të zbulojmë dhe korrigjojmë mangësitë, por jo të ndryshojmë ligjin pa analizuar ndikimin në zbatimin e tij", thekson Papa në intervistë për MIA-n.
Për sa i përket rrugës sonë të integrimit evropian, dhe nëse është e mundur që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, Papa thekson se disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë aderimin në BE deri në vitin 2030 në axhendën e tyre dhe se megjithëse është një projekt ambicioz, kjo nuk do të thotë se është i paarritshëm.
"Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se në rrezik janë disa faktorë - vullneti politik i shteteve, vullneti politik i vendeve anëtare të BE-së, bashkëpunimi rajonal, dhe ajo që është më e rëndësishme është dinamika e reformave. Metodologjia e re e zgjerimit vë theks të madh në sundimin e së drejtës dhe vlerat themelore dhe gjithçka do të varet nga përparimi i vendeve në këtë drejtim", theksoi ajo.
Thekson se ekziston një moment gjeopolitik që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë meqë mund të ketë njëfarë vullneti midis anëtarëve të BE-së.
"Të mos harrojmë se procesi është kompleks, se vendet anëtare kanë nevojë për konsensus se cili vend do të anëtarësohet në BE. Nuk kam shumë për të thënë për faktin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë ndarë në rrugën drejt BE-së, por besoj se mund të jetë më mirë, sepse secili vend do të vlerësohet sipas meritave të veta. Ndoshta Shqipëria tani është pak përpara duke marrë parasysh se hapi Klasterin 1, por kjo nuk do të thotë se në gjashtë muaj Maqedonia e Veriut nuk do të arrijë atë fazë dhe madje do të bëjë më shumë përparim. E gjitha varet nga vullneti i institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut, angazhimi politik dhe dëshira për të përparuar në drejtim të sundimit të së drejtës dhe vlerave themelore", tha Papa në intervistën për MIA-n.
Neda Dimova Prokiq
foto: Frosina Naskoviq
Video dhe montazhi: Andrej Brankoviq