Shtrazhaj për MIA-n: Ju keni përvojë të hidhur me bilateralizimin e procesit të aderimit, kërkesat nuk mund të shkojnë pafundësisht, BE-ja është në lëvizje
- Maqedonia e Veriut ka përvojë të hidhur në futjen e çështjeve bilaterale në procesin e integrimit evropian. Ju jeni përgatitur për procesin e aderimit për dekada dhe jeni lodhur nga këto procese, por tani ka momentum në Bashkimin Evropian për zgjerimin që duhet të përdoret, duke vazhduar zbatimin e reformave. Procesi i aderimit tani kërcënohet nga çështjet dypalëshe të përfshira në zgjerimin dhe konsideroj se për shkak të mënyrës së votimit në BE, ky është me të vërtetë një problem i madh për disa shtete, duke përfshirë tuajin, ndërsa mund të vazhdojë të jetë problem nëse mënyra e vendimmarrjes nuk ndryshon në të ardhmen", shprehet në bisedën me MIA-n Tomas Strazhaj, drejtor i Asociacionit sllovak të politikës së jashtme nga Bratisllava.
Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) -
Neda DIMOVA PROKIQ
Maqedonia e Veriut ka përvojë të hidhur në futjen e çështjeve bilaterale në procesin e integrimit evropian. Ju jeni përgatitur për procesin e aderimit për dekada dhe jeni lodhur nga këto procese, por tani ka momentum në Bashkimin Evropian për zgjerimin që duhet të përdoret, duke vazhduar zbatimin e reformave. Procesi i aderimit tani kërcënohet nga çështjet dypalëshe të përfshira në zgjerimin dhe konsideroj se për shkak të mënyrës së votimit në BE, ky është me të vërtetë një problem i madh për disa shtete, duke përfshirë tuajin, ndërsa mund të vazhdojë të jetë problem nëse mënyra e vendimmarrjes nuk ndryshon në të ardhmen", shprehet në bisedën me MIA-n Tomas Strazhaj, drejtor i Asociacionit sllovak të politikës së jashtme nga Bratisllava.
Lidhur me propozimet gjithnjë e më të zëshme për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE, por pa të drejta të plota vendimmarrëse, si dhe pa fuqinë e vetos, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit dhe nëse kjo është reale, Strazhaj shprehet se ai mbështet plotësisht procesin e integrimit etapor ose gradual.
- Ne mund ta quajmë këtë aderim gradual ose integrim gradual, ose mund të përdorim terma të tjerë për këtë proces, të cilin unë e mbështes plotësisht dhe konsideroj se shteteve duhet t'u jepet mundësia të integrohen në faza të ndryshme në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të kenë pjesëmarrje ose, për shembull, të paktën të kenë statusin e vëzhguesit që do t'u lejojë atyre të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet që kanë të bëjnë jo vetëm me ta, por edhe me zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit. Nuk mund të parashikoj nëse ky propozim do të jetë real apo jo, por konsideroj se momentumi është këtu, edhe brenda BE-së, përmenden data konkrete për zgjerimin e mundshëm të ardhshëm. Por, nga ana tjetër, gatishmëria e vendeve individuale të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu shumë e rëndësishme, për mënyrën se si i kryejnë detyrat e shtëpisë", shprehet ai për MIA-n.
Veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, shton Strazhaj, e cila është përgatitur për procesin për dekada të tëra.
"Ju jeni lodhur nga këto procese, por konsideroj se duhet shfrytëzuar momentumi. Por, gjithashtu qeveritë nuk duhet të heqin dorë nga implementimi i reformave sepse ato reforma, për gjyqësorin, për antikorrupsionin, janë të nevojshme për zhvillimin e ardhshëm të shteteve dhe prosperitetin, jo vetëm për integrimin. Monedha ka dy anë dhe mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë gjithçka për të realizuar. Megjithatë, momentumi nga ana e BE-së është këtu, tani Bashkimi po jep sinjal dhe po dëshmon se zgjerimi tani është prioritet", thekson Strazhaj.

I pyetur për përfshirjen e çështjeve bilaterale në procesin e aderimit, Strazhaj thotë se vendi ka përvojë të hidhur me vënien e çështjeve bilaterale në procesin e integrimit.
"Ju keni ndryshuar emrin tuaj, keni nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, keni pasur disa raunde bisedimesh me Bullgarinë dhe BE-në dhe konsideroj se autoritetet e BE-së janë në lëvizje për të bindur miqtë tanë bullgarë se Maqedonia ka treguar vullnetin për të përmbushur kushtet nga pala bullgare, por gjithashtu, se vendi ka kufijtë e vet, kërkesat nuk mund të shkojnë pafundësisht. Në këtë rast, mendoj se puna nuk ka përfunduar ende dhe roli i BE-së është të involvohet dhe të përpiqet përsëri të bindë Bullgarinë se Maqedonia është në rrugën e duhur", theksoi Strazhaj.
Sipas tij, ndoshta duhet të shihet edhe nëse nëse autoritetet maqedonase kanë zgjedhur qasjen e duhur në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ai konsideron se ndoshta autoritetet në Shkup duhet t'i qasen asaj me një kërkesë të qartë nga Bullgaria në mënyrë që të zgjidhet kjo situatë një herë e përgjithmonë.
Ai gjithashtu thotë se është problem i vërtetë që anëtarësimi i ardhshëm i çdo vendi kandidat duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët e BE-së, në kuptimin që nëse ka një vend të vetëm që kundërshton hyrjen e një shteti të caktuar, ai mund të ngadalësojë procesin ose madje ta ndalojë atë për një kohë.
Strazhaj në bisedën për MIA-n vlerëson se anëtarësimi në BE është ndoshta opsioni i vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Është e vërtetë që BE-ja ka bërë disa gabime në të kaluarën, për shembull ka pasur periudha kur zgjerimi nuk konsiderohej prioritet, ose nuk ishte ndër prioritetet kryesore. Tani situata ka ndryshuar dhe ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, por të mos jemi kaq kritikë ndaj BE-së sepse besoj se procesi i integrimit në BE gjithashtu vazhdon vazhdimisht. Procesi i aderimit tani kërcënohet nga çështje bilaterale të përfshira në procesin e zgjerimit dhe besoj se për shkak të mënyrës së votimit në BE, ky është me të vërtetë problem i madh për disa vende, duke përfshirë tuajin, dhe mund të vazhdojë të jetë problem për procesin e zgjerimit të BE-së nëse mënyra e vendimmarrjes nuk ndryshohet në të ardhmen", thekson Strazhaj.
I pyetur nëse për shkak të situatës gjeopolitike, BE mund të favorizojë më shumë zgjerimin në Lindje, duke marrë parasysh se disa vende në rajon si Serbia dhe Mali i Zi kanë negociuar për më shumë se një dekadë, ai thotë se kjo nuk është kështu.
"Një sinjal pozitiv është se vendet e Evropës Lindore gjithashtu kanë interes për t'u bashkuar me BE-në, duke përfshirë Ukrainën dhe Moldavinë, për momentin kemi vetëm këto dy vende, dhe përfaqësues të lartë të BE-së tashmë kanë theksuar disa herë se duhet të mirëmbahet procesi i bazuar në merita. Që do të thotë se edhe Ukraina, pavarësisht nga fakti se përballet me kushte të vështira për shkak të agresionit rus dhe është në gjendje lufte, duhet të përmbushë reformat e nevojshme. Raporti për Ukrainën tregon se ka mangësi dhe se procesi i reformës duhet të përshpejtohet, dhe për këtë arsye nuk shoh
ndonjë favorizim nga ana e BE-së për asnjë nga vendet kandidate", thekson Strazhaj në bisedën për MIA-n.

Nga ana tjetër, shton ai, kur përmenden vendet më të përgatitura, si Mali i Zi apo Shqipëria, ato vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
"Për të lehtësuar këtë frikë, disa nga vendet anëtare janë anëtarësuar në të vërtetë në Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor, një grup joformal në BE, pjesë e të cilit është Sllovakia, dhe i cili u krijua me propozimin e Austrisë, për të mos harruar vendet e këtij rajoni dhe veçanërisht kandidatët që kanë negociuar ose aspirojnë të anëtarësohen në BE për dekada të tëra. Qasje e bazuar në meritë do të mbizotërojë, askush nuk bën dallim midis kandidatëve nga Lindja dhe Ballkani Perëndimor", siguron Strazhaj.
Përkujton se prioritet i Qeverisë sllovake është zgjerimi. Ai theksoi se vizita e fundit zyrtare e Presidentit sllovak Peter Pellegrini në vend është sinjal se Maqedonia e Veriut konsiderohet vend kandidat shumë i përgatitur për anëtarësimin e ardhshëm në BE dhe Sllovakia do ta mbështesë atë së bashku me kandidatet tjera.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe nëse iniciativat ekonomike rajonale mund të zëvendësojnë anëtarësimin në BE, Strazhaj thotë se bashkëpunimi rajonal, si dhe iniciativat rajonale janë shumë të rëndësishme dhe janë një nga parakushtet për anëtarësimin në Bashkim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ato nuk mund të zëvendësojnë procesin e aderimit.
"Këto janë procese komplemtare dhe njëra nuk përjashton tjetrën dhe anasjelltas. Unë besoj se për zhvillimin ekonomik është shumë e rëndësishme të rritet niveli i bashkëpunimit rajonal dhe Plani i rritjes për rajonin ofron stimuj dhe mundësi për të thelluar bashkëpunimin", shprehet eksperti sllovak.
Në rajon ka iniciativa të tjera si Këshilli i bashkëpunimit rajonal, Procesi i Berlinit, i cili gjithashtu ka ndikim ekonomik në rajonin. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e vetëm është sfidë e rëndësishme, do të sjellë avantazhe për shtetet, por hapi i parë do të ishte thellimi i tregut rajonal, siç ndodhi në Evropën Qendrore para vetë aderimit të këtyre shteteve.
Foto: Frosina Naskoviq