Palestinezët i kanë bërë thirrje Asamblesë së përgjithshme të OKB-së ta përkrah krijimin e shtetit palestinez
- Palestinezët i kanë bërë thirrje Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që të votojë rezolutë, ku bëhet thirrje për tërheqje të Izraelit nga territoret e okupuara në afat prej 12 muajve, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 07:55, 18 shtator, 2024
Nju-Jork, 18 shtator 2024 (MIA) - Palestinezët i kanë bërë thirrje Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që të votojë rezolutë, ku bëhet thirrje për tërheqje të Izraelit nga territoret e okupuara në afat prej 12 muajve, njoftoi DPA.
Ky propozim shkaktoi zemërim nga ana e Izraelit, i cili e quajti "masakaradë".
"Ju lutem, qëndroni në anën e vërtetë të historisë, në anën e së drejtës ndërkombëtare, të lirisë, paqes. Alternativa është ajo që e shihni për çdo ditë në ekranet televizive, dhe ajo që populli palestinez po e përjeton në kurriz të vetin", deklaroi përfaqësuesi palestinez në OKB, Rijad Mansur në Nju-Jork.
Rezoluta ka për qëllim ta rrit presionin ndaj Izraelit përmes Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, që të tërhiqet nga territoret e okupuara. Votimi për propozimin pritet gjatë ditës së sotme. bsh/
Foto: Arkiv