• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pakistan: Partia Navaz e emëroi Shehbaz Sharifin për kryeministër

Pakistan: Partia Navaz e emëroi Shehbaz Sharifin për kryeministër

Islamabad, 12 shkurt 2024 (MIA) - Në kushte të trazirave politike rreth formimit të qeverisë së koalicionit, Liga Myslimane Pakistaneze - Navaz (LMPN) e emëroi Shehbaz Sharifin për kandidat të saj për kryeministër, njoftoi sot lideri i partisë.

Kavaxha Asif, ish ministër i punëve të jashtme dhe lider i LMP-N, deklaroi në qytetin Sialkot në provincën lindore Penxhab se partia e ka emëruar Shahbaz Sharifin, vëllain më të ri të kryeministrit të trefishtë Navaz Sharif për kryeministër. 

Shehbaz Sharif ishte kryeministër nga viti 2022 deri në vitin 2023, duke udhëhequr qeverinë e koalicionit në të cilin ishin përfshirë LMP-N, Partia Popullore Pakistaneve (PPP) dhe 11 parti të tjera më të vogla religjioze - politike. 

LMP-N dhe PPP fituan 75 dhe 54 vende të deputetëve nga 266 vende direkte në Dhomën e Poshtme ose Kuvendin Kombëtar në zgjedhjet e mbajtura më 8 shkurt të këtij viti. 

Përfaqësuesit e LMP-N kanë biseduar me PPP për formimin e qeverisë së koalicionit, por ende nuk ka vendim zyrtar. 

Përveç kësaj, LMP-n, gjithashtu, është në bisedime me Lëvizjen Mutahida Kuami, e cila fitoi 17 vende në Parlament. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR