Makron pas telefonatës me Trampin: Rusia po blen kohë dhe e vazhdon luftën
- Presidenti i Francës Emanuel Makron publikoi në "X" se Vlladimir Putin përsëri ka hedhur poshtë propozimin e SHBA-së për armëpushim pa kushte, i cili u mbështet nga Ukraina dhe vendet evropiane. Makron e bëri deklaratën pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp, në të cilën morën pjesë edhe Zelenski, Starmer, Merc dhe Tusk, menjëherë pas bisedimeve të sotme në Stamboll.
- Post By Fami Bajrami
- 19:15, 16 maj, 2025
Paris, 16 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron publikoi në "X" se Vladimir Putin përsëri ka hedhur poshtë propozimin e SHBA-së për armëpushim pa kushte, i cili u mbështet nga Ukraina dhe vendet evropiane. Makron e bëri deklaratën pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp, në të cilën morën pjesë edhe Zelenski, Starmer, Merc dhe Tusk, menjëherë pas bisedimeve të sotme në Stamboll.
"Me refuzimin e armëpushimit dhe dialogut me Ukrainën, Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet vetëm të blejë kohë duke vazhduar luftën", tha Makron.
Ai shtoi se Evropa, SHBA-ja dhe koalicioni i aleatëve do të vazhdojnë të koordinojnë një përgjigje të përbashkët, përpara samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë. rq/mb/
Foto: Printskrin "X"