Aragçi: Irani nuk ka marrë asnjë ofertë nga SHBA-ja për marrëveshjen bërthamore
- Irani nuk ka marrë asnjë propozim me shkrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëveshjen e mundshme bërthamore, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Abas Aragçi.
- Post By Fami Bajrami
- 19:55, 16 maj, 2025
Teheran, 16 maj 2025 (MIA) - Irani nuk ka marrë asnjë propozim me shkrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëveshjen e mundshme bërthamore, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Abas Aragçi.
Deklarata e Aragçit erdhi disa orë pasi që presidenti amerikanë, Donald Tramp, deklaroi se Irani kishte ofertë.
"Nuk ka propozime - as të shprehura drejtpërdrejt dhe as indirekt", shkroi ministri iranian "X".
"Gjithmonë përshëndesim dialogun e bazuar në respekt të ndërsjellë dhe gjithmonë refuzojmë çdo lloj diktimi", theksoi ai.
Shefi i diplomacisë iraniane shtoi se nuk ka asnjë skenar në të cilin Irani do të hiqte dorë nga e drejta e tij e fituar me mund për të pasuruar uranium për qëllime paqësore. rq/mb/
Foto: EPA