• e diel, 11 janar 2026

Pezeshkian: Tramp flet për paqe dhe njëkohësisht kërcënon

Pezeshkian: Tramp flet për paqe dhe njëkohësisht kërcënon

Teheran, 17 maj 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian deklaroi sot se presidenti i SHBA-së Donald Tramp njëkohësisht flet edhe për paqe edhe për kërcënime.

"Në çka duhet të besojmë? Nga njëra anë, ai flet për paqen dhe nga ana tjetër, kërcënon me mjetet më të përparuara të vrasjeve masive", tha Pezeshkian, siç citohet nga media britanike.

Presidenti iranian tha se Teherani do të vazhdojë negociatat me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor, por se nuk ka frikë nga kërcënimet.

"Ne nuk po kërkojmë luftë", theksoi Pezeshkian.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje deklaroi se raportet se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, i kishte ofruar Iranit një propozim për një marrëveshje bërthamore ishin të sakta.

"Ata kanë një propozim, por më e rëndësishmja, ata e dinë se duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe do të ndodhë", u tha Tramp gazetarëve në aeroplanin ushtarak kur u pyet nëse SHBA-ja i kishin bërë një propozim zyrtar Iranit, raportoi CNN. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR