• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimaќе do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Komunitetit politik evropian

Danimaќе do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Komunitetit politik evropian

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Samiti i ardhshëm i Komunitetit politik evropian, i shtati me radhë, do të mbahet në Danimarkë, njoftuan sonte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologia e tij daneze Mete Frederiksen në një konferencë të përbashkët për shtyp që përmbylli samitin në Tiranë.

Frederiksen tha se diskutimet e sotme u përqendruan në sigurinë, tregun dhe konkurrueshmërinë e kompanive evropiane, si dhe në migrimin, i cili është pothuajse jashtë kontrollit, megjithëse situata, theksoi ajo, ndryshon midis vendeve.

Ajo mbështeti fuqimisht armatosjen e Evropës në mënyrë që ajo të mund të mbronte veten.

Rama tha se nuk kishte asgjë kundër qëndrimit të kryeministres daneze se Evropa duhet të bëjë më shumë kur bëhet fjalë për mbrojtjen, por theksoi se jo vetëm territoret duhet të mbrohen, por edhe e ardhmja.

Ai gjithashtu pyeti pse presidentit amerikan Donald Tramp, i është dashur ta shqyrtonte mundësinë për armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se ishte bërë një gabim diplomatik.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Danimarkës folën gjithashtu për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Frederiksen tha se është detyrë e rëndësishme, duke shtuar se disa vende kishin bërë "punë vërtet të mirë".

Rama edhe një herë shprehu optimizëm lidhur me pozicionin e Shqipërisë, si dhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, kur bëhet fjalë për aderimin në BE.

Sipas Ramës, momenti është fantastik për zgjerim "që Evropa të bashkohet", duke shtuar se konsideron që Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR