• e shtunë, 14 qershor 2025

BE-ja me mbështetje të fortë për Ukrainën nga Tirana

BE-ja me mbështetje të fortë për Ukrainën nga Tirana

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në X publikoi një fotografi me kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski nën të cilën shënon se "qëndrojnë fuqishëm" me presidentin ukrainas.

"Prioriteti ynë i menjëhershëm është një armëpushim i plotë dhe pa kushte. Prandaj e rrisim presionin për ta dërguar Putinin në tryezën e negociatave. Vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë, paketë pas pakete. Duam paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën dhe siguri të përhershme për gjithë Evropën", shënoi Lajen në X.

Ajo paraprakisht në samitin e Komitetit Evropian në Tiranë tha se "derisa Rusia e braktis Evropën, Komuniteti Politik Evropian është i bashkuar për ta ruajtur paqen në kontinentin tonë".

"Viteve të fundit kemi folur shumë për nevojën që Evropa të zgjohet. Sot, Evropa është zgjuar-plotësisht e zgjuar", theksoi Lajen.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, tha edhe se Evropa duhet ta nxitë konkurrueshmërinë dhe inovacionin.

Sipas Fon der Lajen, Evropa, kur kriza është e madhe (si kriza klimatike, koronavirusi, lufta në Ukrainë), jep "përgjigje të madhe". sa/

Foto: Lajen në X

QËNDRONI TË LIDHUR