• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar do të mundësojë cikël investimesh prej rreth gjashtë miliardë euro

Mickoski: Marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar do të mundësojë cikël investimesh prej rreth gjashtë miliardë euro

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është ngjarje historike për ne, dhe do të mundësojë një cikël investimesh prej pesë miliardë stërlina ose rreth gjashtë miliardë euro në infrastrukturë, hekurudhë, transport, kujdes shëndetësor etj., deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin britanik Kir Starmer në Tiranë ku është dakorduar për marrëveshjen.

"Sapo përfunduam takimin me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar. Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, qeveri me qeveri, është privilegj, sepse po flasim për një nga superfuqitë më të mëdha në botë dhe qeverinë e një vendi që është një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe nuk ka marrëveshje të tilla me shumë vende, ndoshta ne jemi një nga të rrallat. Në ditët në vijim të gjitha detajet do t'i bëhen të ditura opinionit publik të Maqedonisë", theksoi Mickoski.

Më herët, ai dhe në publikimin në Fejsbuk vlersoi se kjo është ditë historike për Maqedoninë

"Sot zhvillova takim me kryeministrin e Mbretërisë së Madhe, Kir Starmer. Në takim arritëm marrëveshje për marrëveshje partneriteti strategjik të Maqedonisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Kjo përfaqëson marrëveshje strategjike e cila pozicionon vendin në përputhje me interesat dhe veprimet e një prej fuqive më me ndikim politik dhe ekonomik në botë, Mbretërisë së Bashkuar. Kjo marrëveshje përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe përbën një themel kyç për bashkëpunimin e mëvonshëm ekonomik dhe politik. Marrëveshja në vetvete u negociua disa muaj midis ekipeve nga të dy vendet dhe përfshin dispozita për bashkëpunim të ngushtë në disa fusha kyçe", shkroi Mickoski në Fejsbuk pas takimit me Starmerin.

Dy kryeministrat në deklaratat e tyre në takimin e zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë, vlerësuan se marrëveshja për partneritet strategjik do të thotë bashkëpunim edhe më i fuqishëm dhe marrëdhënie më të forta dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet.

Marrëveshja, e cila vlerësohet si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha kyçe si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. Kjo është marrëveshje e cila e pozicionon Maqedoninë brenda rrethit më të gjerë të interesave të një prej fuqive kryesore botërore. Bëhet fjalë për angazhim konkret dhe afatgjatë për forcimin e lidhjeve dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia do të fitojë qasje në ekspertizën britanike, mbështetje financiare për reformat dhe mundësi për investime britanike në sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura dhe inovacioni. Në mënyrë plotësuese, bashkëpunimi do të përfshijë dialog të zgjeruar politik, si dhe koordinim brenda institucioneve ndërkombëtare dhe sfidat globale të sigurisë. rq/mb

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR