• e diel, 30 qershor 2024

Pa ujë një pjesë e komunës së Gazi Babës

Pa ujë një pjesë e komunës së Gazi Babës

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 8 janë shfrytëzuesit e rrugëve "512", "515", "516", "520", "Ist gejt moll", objekti i Ngrohtores, objekti i komunës së Gazi Babës, hotel "Kontinental", bul. "Aleksandar Makedonski", rr. 808", Birraria e Shkupit, Alkaloidi, NQP "Shkup" dhe "Koka Kola".

Siç informon Ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe kanalizim"-Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërrimit të mbyllësit f-600 milimetra në udhëkryqin me bulevardin "Aleksandar Makedonski" dhe "Brigada e gjashtëmbëdhjetë maqedonase". Shfrytëzuesit do të mbesin pa ujë deri në përfundimin e punimeve.

Presion të zvogëluar të ujit do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të bul. "Kiro Gligorov" dhe një pjesë e lagjeve Autokomandë, Hipodrom, Maxhari, Çento, Trubarevë dhe Stajkovc.

Pa ujë sot nga ora 09 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të vendosur në rr. "Bellasica", "Husein Bajram", një pjesë e kejit "Dimitar Vllahov" dhe rrugët "164", "165", "166" dhe "171" në afërsi të qendrës tregtare "Ist Gejt Moll".

Ndërprerja është për shkak të ndërrimit të mbyllësit f-600 milimetra në rrugën "Bellasica" pa numër. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR