• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Regjistrimi në Shqipëri nuk e pasqyron numrin real të maqedonasve etnikë në vend

MPJ: Regjistrimi në Shqipëri nuk e pasqyron numrin real të maqedonasve etnikë në vend

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se me shqetësim serioz i vëren rezultatet preliminare të publikuara nga Regjistrimi i mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023 dhe reagon ashpër për përdorimin e termit "maqedonoverior" dhe përdorimin e emrit të vendit si zëvendësim për bashkësinë etnike. 

"Parregullsitë teknike në mënyrën e realizimit të tij, për të cilat vazhdimisht janë vënë në dukje nga shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të Regjistrimit, por edhe gjatë realizimit të tij, kanë rezultuar në publikimin e të dhënave paraprake, të cilat fatkeqësisht, nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend. Po ashtu, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit 'maqedonoverior' dhe përdorimin e emrit të shtetit si zëvendësim për bashkësinë etnike", thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria njëherësh paralajmëroi se do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski në konsultime urgjente në drejtim të saktësimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, shqyrtimin e mundësive për korrigjim adekuat të lëshimeve të bëra dhe gjetjen e mënyrave më adekuate për veprim të përbashkët të mëtutjeshëm dhe avancim të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Shqipërisë. 

"Në periudhën e ardhshme, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social në shoqërinë shqiptare, që për fat të keq dhe më shumë se dukshëm u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë. Të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Luftim Spahiu dhe anëtarja e Komitetit për Pakicat, Marjana Kostofski, dje në prezantimin e rezultateve nga regjistrimi nga INSTAT, në mënyrë demonstrative e lëshuan sallën pasi nuk morën përgjigje për pyetjen pse në kontrollin për numrin e pakicave për të gjithë qëndron ajo se çfarë janë, vetëm për atë maqedonase qëndronte emri i shtetit Maqedonia e Veriut, në gjuhën shqipe dhe "maqedonoverior" në gjuhën angleze.

Ish drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja për Euronjuz Albania deklaroi se numrat nga regjistrimi i popullsisë janë manipuluar, sepse numri i përgjithshëm i popullatës në vend është më i vogël. Për manipulime me numrat më parë akuzoi edhe opozita në Shqipëri, si dhe përfaqësuesit e pakicës maqedonase, vllehe dhe greke, të cilët njoftuan se nuk i njohin. 

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri "Shoqata Prespa", më parë sot njoftoi se i hedh poshtë rezultatet preliminare të regjistrimit në Shqipëri nga regjistrimi i vitit të kaluar i mbajtur nga 18 shtatori deri më 30 tetor, i vazhduar deri më 16 nëntor, për numrin e maqedonasve dhe "bullgarëve" dhe i konsideron si falsifikim në regjistrim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR