• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet kryesor i Qeverisë

Mickoski: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet kryesor i Qeverisë

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski në një postim në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

Ai sot është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me qëllim për ta trajtuar siç thotë ai, "këtë temë të rëndësishme".

"Në javën ku promovuam investime të reja të huaja dhe vendase, nuk harrojmë segmentin kyç të agjendës sonë - luftën kundër korrupsionit. Krimi është një plagë kancerogjene e shoqërisë sonë dhe një nga arsyet kryesore të largimit të shtetit nga populli. Po dërgoj një mesazh të qartë: askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën. Do të ketë përgjegjësi për krimin sepse shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Ajo përgjegjësi duhet të jetë me emër dhe mbiemër, pavarësisht prapavijës së personit. Po vjen koha e drejtësisë. Vetëm kështu shteti do të bëjë më shumë për popullin", shkruhet në statusin në Fesjbuk të kryeministrit Mickoski.

Foto: FB Hristian Mickoski

QËNDRONI TË LIDHUR