• e mërkurë, 31 korrik 2024

Përmes punësimeve të reja do të forcohet kapaciteti për shfrytëzimin e IPA fondeve

Përmes punësimeve të reja do të forcohet kapaciteti për shfrytëzimin e IPA fondeve

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA)- Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti konferencë tematike për shtyp, duke iu referuar qëllimeve të përcaktuara sipas të cilave Ministria për Çështje Evropiane do të veprojë gjatë mandatit të tij. Ai iu referua disa çështjeve të rëndësishme, siç janë përdorimi i fondeve të BE-së përmes IPA fondeve, "respektivisht, sfidat me të cilat ballafaqohemi, rreziqet ndaj të cilave jemi të ekspozuar dhe masat që po marrim për të përmirësuar aftësinë tonë për të përdorur këto resurse kryesore financiare”.

Murtezani theksoi se shkalla e absorbimit të fondeve evropiane është e pamjaftueshme, me vetëm 34% të fondeve në dispozicion të mbuluara nga kontratat e nënshkruara dhe vetëm 22% të fondeve të paguara. Kjo pasqyron problem më të gjerë të jo-efikasitetit i cili rezultoi me humbje të konsiderueshme të mjeteve.

“Në dy vitet e kaluara, krahas zbatimit të ngadaltë të IPA-s, Maqedonia e Veriut u ballafaqua me fonde të pashfrytëzuara të IPA-s, të cilave u skadoi afati dhe u kthyen në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kështu që, në fund të vitit 2022 dhe 2023 humbëm 24 milionë euro, respektivisht 55 milionë euro në dy vitet përkatëse, respektivisht gjithsej 79 milionë euro. Vlerësohet se deri në fund të vitit 2024 ekziston rreziku i humbjes së 43 milionë eurove shtesë nga IPA II", nënvizoi ministri.

Murtezani i prezantoi edhe masat strategjike për menaxhim me këto sfida, mes të cilave janë përforcimi i IPA kapaciteteve përmes punësimeve të reja dhe politika për mbajtjen e stafit të IPA strukturës: “Variacioni i lartë i profesionistëve të trajnuar të IPA-s, shpesh tërhiqen nga sektori privat,  krijon shqetësim. Qëllimi ynë është të krijojmë kornizë të qartë për zhvillimin e karrierës dhe mbajtjen e stafit brenda IPA strukturës”, theksoi Murtezani.

A shtoi se efikasiteti dhe efektiviteti i përdorimit të fondeve evropiane nuk është vetëm çështje administrative, por i një rëndësie thelbësore për zhvillimin tonë nacional dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jemi të detyruar të ballafaqohemi me këto sfida në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve tanë.

Ministri njoftoi edhe për vizitë nëpër institucione që punojnë me projekte të financuara nga IPA, se si në mënyrë të ndërsjellë mund të vendoset bashkëpunim të ngushtë në identifikimin dhe tejkalimin e sfidave nën dritën e fondeve evropiane për projekte kapitale me rëndësi vitale për qytetarët.

Ai tha se sot në seancën e Qeverisë do të prezantoj raportin gjithëpërfshirës të përdorimit të IPA fondeve. Ky raport do të demonstrojë planin tonë operativ për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve dhe për tu siguruar se plotësisht i shfrytëzojmë mundësitë që na ofrojnë fondet evropiane. Do t'i propozoj Qeverisë të rishikohen planet për punësim në IPA strukturën, të cilat kjo strukturë i përpunon në përputhje me rregullat dhe praktikat e mira evropiane dhe do të propozojmë prioritizimin e punësimit në ministritë përkatëse siç janë: Ministria e Financave, Ministria e Transportit , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe ndërmarrjet publike të cilët do ti realizojnë projektet infrastrukturore.

Në mënyrë shtesë, tha ai do të kërkojmë përvoja krahasuese nga vende të caktuara anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për në BE nga rajoni, që të mësojmë nga suksesi i tyre në menaxhimin dhe zbatimin e mjeteve të BE-së, respektivisht ti zbatojmë praktikat e mira në këtë proces kompleks.

Si përfundim, analiza financiare e shfrytëzimit të IPA fondeve gjatë viteve është jashtëzakonisht dekurajuese. Derisa përdorim mjete nga kredi të ndryshme, kemi dhjetëra milionë euro të pashfrytëzuara për investime kapitale nga fondet e BE-së. Është koha që nga angazhimet deklarative për integrim në BE të kalojmë në veprime konkrete. Efikasiteti dhe efektiviteti i përdorimit të fondeve evropiane nuk është vetëm çështje administrative, por i një rëndësie thelbësore për zhvillimin tonë nacional dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jemi të detyruar të ballafaqohemi me këto sfida në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve tanë.

QËNDRONI TË LIDHUR