• e diel, 19 maj 2024

Përmbytja dëmtoi një burg në Nigeri, u arratisën të paktën 11 të burgosur

Përmbytja dëmtoi një burg në Nigeri,  u arratisën të paktën 11 të burgosur

Abuxha, 25 prill 2024 (MIA) - Të paktën 118 të burgosur u arratisën nga burgu në Sulexha në afërsi të kryeqytetit të Nigerisë, Abuxha, pasi përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme e dëmtuan institucionin mbrëmë vonë.

Në lidhje me këtë sot deklaroi zëdhënësi i shërbimit të burgut.

Zëdhënësi tha se shërbimi intensivisht gjurmon pas të arratisurve dhe deri tani janë arrestuar 10 prej tyre.

Personat zyrtarë nuk e saktësuan identitetin ose kombësinë e të burgosurve të arratisur, por në të kaluarën anëtarët e grupit kryengritës Boko Haram, ishin të burgosur në Sulexha. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR